Sali: Përpjekjet janë të pasuksesshme që ambulcanca në Jazhincë të ketë një mjek

    Assesi fshati Jazhincë të merr shërbimet bazë shëndetësore. Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, gjatë vizitës së tij në Spitalin klinik në Tetovë para medias tha se pohon se disa herë është përpjekur të gjejë mjek për në ambulancën në Jazhincë të Tetovës, po pa sukses, shkruan Nistori.

    “Si pasojë e ndërrimit të politikave në Fondin e Sigurimit Shëndetësor, diku në vitin 2010/11, ne sot atë ambulancë nuk kemi arritur ta funksionalizojmë. Në fakt disa herë kam tentuar që të gjejmë kuadro që të jenë të punësuar atje apo të angazhuar, për të ofruar shërbime shëndetësore për banorët që jetojnë në rrethinën e Jazhincës, por për fat të keq për shkak të modelit të financimit të asaj ambulante që është në bazë të kapitacionit, mjekët e rinj nuk kanë pranuar të angazhohen atje dhe të regjistrojnë pacient për pacient për të arritur një numër të caktuar për funksionalizmin e asaj ambulante”, deklaroi Sali.

    Ministri shtoi se rasti në Jazhincë nuk është i vetmi, pasi në 10 vitet e fundit me largimin e mjekëve nga disa rajone pas pensionimit, mjekët e rinj nuk duan të punojnë në rajonet rurale.

    “Deri sa behët pensionimi i mjekëve të vjetër edhe angazhimi i mjekëve të rinj, interesimi për të themeluar një institucion shëndetësor primar ka rënë në nivelin shumë të ulët, por deri sa shohim kësi lloj vështirësie ne e kemi patjetër si ministri e Shëndetësisë, si kreator i politikave shëndetësore, të ndryshojmë modelin e financimit dhe kjo do të jetë arsyeja kryesore që edhe Jazhinca, zona e Mavrovës, Velesi, Dojrani, Kërçova, malësia e Tetovës, e Strugës, Dibra do të jenë të përfshira në marrjen e shërbimeve shëndetësore. Për fat të keq të gjitha këto analiza marrin kohë”, shtoi Sali.

    Fshati Jazhincë me mbi 1500 banorë, ka afro tre dekada që përballet me mungesën e shërbimit primar shëndetësor dhe banorët detyrohen të kryer kontrollet shëndetësore. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Numri i ditëve me shi ka pësuar rënie, sasia e reshjeve vjet është rritur (Infografik)

    Lajmi i rradhës

    MASAT KUNDËR KRIZËS | Personat e papunë do të marrin tre mijë denarë për katër muaj rresht

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë