Sali reformon KSN-në, fton t’i bashkohen Danillovski, Panovski dhe Markovski

    Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali është i vendosur, do të formojë Komision të ri për Sëmundje Ngjitëse.

    Nuk dihet nëse ekzistuesit, siç është kryetari Zharko Karaxhoski do të vazhdojnë të jenë pjesë e KSN-së, por Sali thotë se ky Komision duhet të zgjerohet dhe plotësohet me kuadro të reja.

    Në këtë drejtim, ai dje ka bërë ftesë publike deri te epidemiologët të cilët jo rrallë herë kritikuan masat anti-Kovid, që dolën si rekomandime nga KSN-ja.

    Bëhet fjalë për epidemiologët Dragan Danillovski, Nikolla Panovski dhe Velo Markovski.

    Njoftimi i plotë i Bekim Sali:

    Ashtu siç kemi paralajmëruar, natyrisht në pajtim me kompetencat ligjore, si ministër i Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, së shpejti do ta formoj Komisionin e Sëmundjeve Ngjitëse. Ky është një organ këshillëdhënës, në përbërjen e të cilit përfshihen ekspertë, të cilët përmes interpretimeve shkencore do të na mundësojnë të propozojmë masa efikase, me kohë dhe ato t’i azhurnojmë në pajtim me gjendjen epidemiologjike. Është fakt i pamohueshëm se rrethanat aktuale kërkojnë veprim të fuqizuar dhe të koordinuar, gjithsesi të mbështetur në vlerësime profesionale dhe reale.

    Siç e dini, unë tashmë kam paralajmëruar se ndryshimet që do të ndodhin në këtë organ do të jenë në drejtim të zgjerimit dhe plotësimit të përbërjes së tij me kuadro të reja e profesionale të më shumë fushave. Prandaj, me qëllim që ky proces të jetë efektiv dhe i suksesshëm, dëshiroj t’u bëj ftesë publike edhe profesorëve të njohur, Dr. Dragan Danillovski, Dr. Nikolla Panovski dhe Dr. Velo Markovskiqë të bëhen anëtarë të Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse dhe kështu të kontribuojnë në punën e tij.

    Unë kam kënaqësi që ftesën për këta ekspertë ta bëj publikisht, duke u bazuar në ndjekjen e debatit publik rreth mundësisë së përfshirjes së tyre në Komisionin e Sëmundjeve Ngjitëse. Zëri i shkencës është jashtëzakonisht i rëndësishëm në luftën kundër Covid-19. Ta shfrytëzojmë atë në mënyrën më të mirë.

    Nëse për çfarëdo arsye nuk kanë mundësi të bëhen pjesë e Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, u bëj ftesë publike që të jenë pjesë e ekipit tim të këshilltarëve./TV21/

    Lajmi Paraprak

    Aeroporti ‘Adem Jashari’, ndër aeroportet me më së shumti qarkullim në Europë

    Lajmi i rradhës

    Panovski dhe Markovski refuzojnë të bëhen pjesë e KSN-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë