Salih Mustafa dënohet me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

    Gjykata Speciale dënoi me 26 vjet burgim, ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa nën pretendimin se ka kryer krime lufte.

    Gjyqtarja tha se në emër të popullit të Kosovës shpall fajtor, ish-pjesëtarin e UÇK-së, Salih Mustafën.

    “Në emër të popullit të Kosovës, për arsyet e shtjelluar në aktgjykim ju shpall fajtor, për torturë për krime lufte, ndalim arbitrar për krime lufte, si pjesë e ndërmarrjes kriminale”, ka thënë ajo.

    Gjyqtarja e Gjykatës Speciale ka thënë se dëshmitarët e Prokurorit të Specializuar, ishin dëshmi të besueshme dhe të mbështetura.

    Salih Mustafa në momentin e shpalljes fajtor

    “Gjykimi ka filluar më 15 shtator më 2021. Mbrojta bëri mbrojtjen e saj më 22 mars 2022. Tetë viktima morën pjesë në proces dhe të gjithë ishin nën masa mbrojtëse. Në lidhje me dëshmitarë e prokurorit të specializuar, trupi gjykues vlerësoi se të gjitha dëshmitë e dëshmitarëve ishin të besueshme dhe të mbështetura”, ka thënë ajo, raporton Telegrafi

    Tutje sipas saj, të ndaluarit në Zllash u mbajtën në kushte të mjerueshme nga BIA (BIA, njësi e UÇK-së që funksiononte kryesisht në Prishtinë dhe rrethinë. Emërimi BIA u bë në shenjë respekti të heronjve Bahri Fazliu, Ilir Konushevci dhe Agron Rrahmani).

    “Të ndaluarit në Zllash u mbajtën në kushte të mjerueshme. Ata flinin në tokë, pellgje uji, të ndaluarit nuk kishin ushqime të mjaftueshme. Rrinin tri ditë pa ngrënë. Të ndaluarit kur kërkuan ujë ushtarët e BIA-së së UÇK-së urinuan mbi ta. Trupi gjykues konstatoi se të ndaluarve nuk u ishte dhënë ndihma mjekësore. I kanë keqtrajtuar të ndaluarit psiqikisht dhe fizikisht. Ata rriheshin me shqelma dhe shuplaka. Të ndaluarit i nxirrnin një nga një dhe i dërgonin në ahur dhe i merrnin në pyetje duke i rrahur”, ka thënë tutje gjyqtarja.

    Ajo po ashtu theksoi se “vartësit e tij u shkaktuan dhimbje të mëdha fizike dhe psiqike gjashtë të ndaluarve, duke u munduar t’i marrin në intervistë dhe të nxjerrin informacion nga ata”, tha ndër të tjera ajo.

    Ajo tha se dy nga gjashtë të ndalurit nuk u liruan nga vartësit e Mustafës. “Dy nga gjashtë të ndalurit nuk u liruan nga vartësit e Mustafës. Njëri u pa nga të ndaluarit e tjerë thuajse i vdekur dhe më pas u gjet i vdekur. Ai ishte një prej dy të ndaluarve në kompleksin Zllash. Anëtarët e BIA-së e qëlluan me plumba njërin nga të ndaluarin”. 

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE akuzon Qeverinë për korrupsion, kërkon zgjedhje të reja

    Lajmi i rradhës

    Skandali i përgjimeve në Greqi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë