Sanohet defekti që pamundësonte furnizimin me ujë në Tetovë

    NPK “Tetovë” ka bërë të ditur se pas pas një pune intensive disa ditore ka përfunduar me sukses sanimi i defektit në gypin f-500. Vendbanimet që nuk kishin ujë në këtë qytet, sërish do të kenë ujë të pijshëm, shkruan Nistori.

    “Duke marrë parasysh terrenin e papërshtatshëm dhe sasinë e borës punëtorët tanë ishin të angazhuar maksimalisht që qytatarëve tanë tu sigurohet uji për pije. Gjithashtu falënderojmë qytetarët për durimin, solidarizimin dhe mirëkuptimin që dëshmuan gjatë këtyre ditëve kur mungoi uji për pije.” – thonë nga NPK “Tetovë”.

    “Nga ana tjetër, edhe kryetari i komunës së Tetovë, Bilall Kasami ka shkruar, sesi rezultat i këtyre defekteve të trashëguara shumë qytetarë kanë shprehur shqetësimin e tyre për mungesë të ujit, fatmirësisht sapo u sanua dhe qyteti i Tetovës nga sot do të ketë ujë të pijshëm.” – shkruan Kasami në profilin e tij në Facebook. (22.12.2021).

    Kasami ditë më parë tha se rrjeti i ujësjellësit është projekt i realizuar pa asnjë standard minimal. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Adriatik Kelmendi tregon si u intervistua nga BIA serbe në Beograd

    Lajmi i rradhës

    Letra e mësueses drejtuar Tomas Edisonit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë