Saraçini kritikon nismën “Qyteti i gjelbër human”: Për çfarë qyteti angazhohen këta njerëz – vetëm nga “njëra anë” e Vardarit?!

    Aktivisti qytetar, Petrit Saraçini, në statusin e tij në Facebook “QYTETI I GJELBËR HUMAN – VETËM NGA “NJËRA ANË” E VARDARIT?!, bën me dije se në “listën e kandidatëve të “Qytetit të gjelbër human” nuk ka asnjë shqiptar, turk, rom, boshnjak, maqedonas me fe islame/ Torbesh”

    Saraçini u bën një sërë pyetjesh argumentuese krijuesve të listës “Qyteti i gjelbër human”:

    “Për çfarë qyteti të gjelbër human angazhohen këta njerëz – vetëm nga” njëra anë”e Vardarit?!

    A nuk llogarisin këta njerëz në votat e bashkëqytetarëve të tyre shqiptarë, turq, romë, boshnjakë …?

    Si synojnë ata të kërkojnë vota dhe mbështetje në Çair, Tophanë, Shuto Orizare, Nerez dhe pjesë të tjera të qytetit ku jetojnë anëtarët e këtyre komuniteteve, nëse lista e tyre nuk i përfaqëson ata? Apo ndoshta mendojnë se e dinë më mirë se vetë qytetarët se çfarë u nevojitet?

    A nuk mendojnë ata se çështjet e gjelbra nuk i shqetësojnë qytetarët në “anën tjetër” të Vardarit, e cila për dekada u neglizhua dhe u shkatërrua shumë më tepër sesa “kjo anë” e Shkupit?

    A nuk janë ata të vetëdijshëm se qytetarët e këtyre komuniteteve dhe pjesëve të qytetit kanë probleme shumë më të mëdha në kuadrin e agjendës së gjelbër, urbanizmit dhe cilësisë së hapësirës së jetesës, sesa pjesa tjetër, shumë më urbane dhe më e rregulluar e qytetit?

    “A nuk janë ata të vetëdijshëm se vetë lista u dërgon një mesazh të qartë këtyre bashkëqytetarëve?”
    Saraçini nuk beson se kjo është një rastësi: “Dhëntë Zoti të jem gabim, por një listë e tillë duket si produkt i veprimit të nxituar për të hyrë në “tregun” politik ekskluzivisht në kampin e votuesve maqedonas, për të përfituar nga pakënaqësia disadekadëshe e qytetarëve me politikanët nga njëri, tjetri, madje edhe opsioni “i tretë” politik – për realizimin e përfitimeve personale politike “.

    Sipas Saraçinit, një listë e tillë jo inkluzive është jokarakteristike për lëvizjet moderne të gjelbra politike, parimet udhëheqëse të të cilave janë antinacionalizmi, respekti për kulturat e ndryshme, komunitetet dhe barazia mes të gjithë qytetarëve: “Vetëm shikoni mënyrën se si mbështetësit e këtij opsioni mbrojnë kandidatët dhe listën. “Duket si gjithçka, por jo si e gjelbër.”

    Lajmi Paraprak

    Arabia Saudite blen aksione në prodhuesin italian të super-veturave Pagani

    Lajmi i rradhës

    Kurti reagon ndaj vrasjes së Marigonës në Ferizaj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë