SAShK: paga e marsit me 12% rritje

    Punonjësit e kopshteve, kulturës dhe arsimit të lartë do të marrin sërish 12% rritje me pagën e marsit e jo vetëm 2%, siç u shfaqën disa informacione në publik. Por, për rritje të re prej 12%, të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm do të duhet të presin deri në vjeshtë, sepse ende nuk kanë nënshkruar kontratat kolektive.

    “Sipas informacioneve tona, në bazë të vendimeve të dhëna në veprimtarinë e kulturës, kishim dyshim të bazuar se 10% që i merrnin punonjësit e kulturës dhe mbrojtjes fëmijërore, do të bashkohen në këtë 12%, prandaj themi 2%. Ne reaguam ashpër. Të dhënat e fundit nga ministrja e Kulturës dhe njoftimi me shkrim i ministrit të punës dhe politikës sociale thonë se të punësuarit në këto aktivitete do të kenë rritje prej 12% me pagën e marsit”, deklalroi Jakim Nedellkov – kryetar i SAShK-ut.

    SAShK-u pas zgjedhjeve do të vazhdojë bisedimet me Qeverinë e ardhshme për t’i harmonizuar kërkesat e tyre. E para do të jetë kërkesa për harmonizimin e pagave në arsimin fillor dhe të mesëm sipas rritjes së fundit të pagës minimale.

    “Punonjësit në arsim presin me të drejtë rritje prej 12.15% me pagën e shtatorit. Është gjëja e parë dhe më e rëndësishmja që duhet të marrim në tetor për pagën e shtatorit, dhe përveç kësaj do të vazhdojnë negociatat për lidhjen e kontratave kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm, që ishim në prag të nënshkrimit, por për disa shkaqe të pajustifikuara, kontratat kolektive nuk u nënshkruan”, tha Jakim Nedellkov – kryetar i SASHK-ut.

    Negociatat do të vazhdojnë për përcaktimin e koeficientëve të ri të kompleksitetit të punës në pajtim me marrëveshjen e përgjithshme kolektive. Më së voni deri në dhjetor 2024 duhet të përcaktohen koeficientët e ri që do të jenë në fuqi nga marsi 2025 me metodologjinë e re të pagesës së rrogave. SASHK njofton se me Qeverinë e re dhe ministrin e ardhshëm të Arsimit do të bisedojnë për konceptin e ri në arsim, për të cilin thonë se ka shfaqur disa dobësi. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Atentatori i kryetarit të Haraçinës vazhdon të shëtitet i lirë

    Lajmi i rradhës

    Rreth 250 mjekë në vit largohen nga vendi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë