Gjykata e Apelit rrëzon dënimin prej tetë vjetësh burg për Mijallkovin

    Gjykata e Apelit ka shfuqizuar aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Thesari”, në të cilin njëri nga të dënuarit ishte edhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov.

    Ai në këtë rast është dënuar nga Gjykata Penale me 8 vjet burg. Gjykata njofton se janë respektuar ankesat e të akuzuarve, të shprehura përmes avokatëve të tyre, me çka është anuluar aktgjykimi i shkallës së parë dhe lënda është kthyer në rigjykim në Gjykatën Themelore Penale Shkup.

    Gjykata e Apelit në Shkup ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë ka bërë shkelje të dispozitave të Ligjit për procedurë penale, gjë që sipas tyre e vë në pikëpyetje gjendjen faktike dhe zbatimin e drejtë të Kodit Penal.

    Lajmi Paraprak

    Djali i Talat Xhaferit ka dhënë provimin e Jurisprudencës pa mbaruar studimet

    Lajmi i rradhës

    “Nuk jemi hajdut, Arsovska gënjen” – Nuk ka zgjidhje për kërkesat e transportuesve privat në Shkup

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë