SBAShK: Greva në arsim do të vazhdojë

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës e Kosovës ka njoftuar se greva, e filluar një muaj më parë në arsim, do të vazhdojë.

    SBASHK-u me anë të një komunikate kanë thënë se kanë pritur që gjatë vikendit të ketë reflektim nga ana e Qeverisë.

    Gjithashtu, SBAShK-u i ka reaguar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi ai i cilësoi si sindikalistë të PAN-it

    “Kryetarët  e Këshillave Greviste komunale dhe të universiteteve dhe ata të shoqatave sindikale të Federatës së shërbyesve civilë kanë pritur se e shtuna dhe  e diela do të jetë ditë të angazhimet  e përkushtimit  dhe Qeverisë për të pasur takime me Këshillin Grevist të BSPK-së dhe për të bërë angazhime për arritjen e një marrëveshjeje të pranueshme .Mirëpo deklarimi i Kryeministrit Kurti duke mos pasur as edhe një argument  të bazuar se sindikalistët janë të PAN-it  ka krijuar indinjatë të grevistët  dhe ka dëshmuar se Kryeministri dhe Qeveria as tani nuk janë të angazhuar e të interesuar për tejkalimin e situatës në gjithë sektorin e arsimit dhe te shërbyesit civilë  dhe krijohet përshtypja se në vend të angazhimit për takime e arritjen e marrëveshjes së pranueshme Kryeministri dhe Qeveria sikur po angazhohen e dhe  sikur kanë dëshirë që greva të vazhdojë . Ky dyshim i grevistëve është forcuar pas vazhdimit të deklaratave pa as edhe një argument e fakt të Kryeministrit lidhur me grevistët dhe sindikalistët në përgjithësi”, thuhet në komunikatë.

    “Të gjendur në këtë situatë e të zhgënjyer nga këto deklarime të Kryeministrit  të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi me kryetarët e Këshillave greviste  të nivelit komunal e të universiteteve me keqardhje janë shprehur se kjo mungesë e vullnetit të Kryeministrit e Qeverisë për dialog dhe injorimi i kërkesave legjitime të  grevistëve po bën që greva të vazhdojë edhe në ditët ne vijim”.

    “Pjesëmarrësit e këtij takimi kanë përgëzuar grevistët të cilët, edhe përkundër presioneve të vazhdueshme ndaj tyre, por vazhdojnë të qëndrojnë me dinjitet dhe unik në përpjekjet për realizimin e kërkesave  të tyre legjitime. Njëheri i sigurojnë grevistet se do te jenë zëri i tyre dhe s’do te pushojnë asnjë moment për të tentuar që të bisedojnë me Qeverinë për të gjetur një mënyrë të realizimit të kërkesave”. /KultPlus/

    Lajmi Paraprak

    Trashëgimia në RMV e brishtë

    Lajmi i rradhës

    Hapa që mund të zgjidhin problemin e vjetër të qenve endacakë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë