Scholz: Nuk ka rrugë të shkurtër për anëtarësimin e Ukrainës në BE, do të ishte e padrejtë për Ballkanin

    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar se përpjekjet e Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian nuk mund të përshpejtohen pavarësisht pushtimit rus.

    Duke iu drejtuar Bundestagut, parlamentit të Gjermanisë,  përpara një takimi të liderëve të BE-së, ai tha se nuk ka asnjë rrugë të shkurtër për t’u bashkuar me bllokun tregtar dhe argumentoi se një përjashtim për Ukrainën do të ishte i padrejtë për vendet e Ballkanit që po kërkojnë gjithashtu anëtarësim.

    Presidenti Emmanuel Macron i Francës paralajmëroi më parë se mund të duhen “dekada” që Ukraina të bëhet një vend anëtar, një vlerësim me të cilin u pajtua lideri gjerman.

    Në prill, Scholz bëri thirrje që aplikimet e vendeve të Ballkanit Perëndimor të Shqipërisë, Bosnjës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës të përshpejtohen.

    Në deklaratën e tij të enjten, ai tha: “Për vite me radhë ata kanë ndërmarrë reforma intensive dhe po përgatiten për anëtarësim. Zbatimi i premtimeve ndaj tyre nuk është vetëm një çështje e besueshmërisë sonë. Sot, më shumë se kurrë, integrimi i tyre është gjithashtu në interesat tona strategjike.” /tch/

    Lajmi Paraprak

    ShBA-ja ndan edhe 215 milionë dollarë ndihmë urgjente për të zbutur krizën botërore të ushqimit

    Lajmi i rradhës

    Emigrimi i vazhdueshëm ruan rrjedhën e remitencave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë