Scholz: Putini u trembet “shkëndijave të demokracisë” në Rusi

    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz

    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin, ka frikë nga “shkëndija e demokracisë” që po përhapet në vendin e tij, duke shtuar se ai po përpiqej të ndante Evropën dhe të kthehej në një botë të dominuar nga sferat e ndikimit.

    Gjatë një intervistë për gazetën “Muenchner Merkur”, të publikuar të hënën, më 20 qershor Scholz u pyet nëse Putini do të pranonte që Ukraina të anëtarësohej në Bashkimin Evropian.

    “Presidenti rus duhet të pranojë se ekziston një komunitet i demokracive të bazuara në ligj mes fqinjëve të tij që po afrohet gjithnjë e më shumë së bashku,” tha ai. “Ai qartazi ka frikë nga shkëndija e demokracisë që po përhapet në vendin e tij.”

    Komisioni Evropian javën e kaluar rekomandoi që Ukrainës, e cila po përballet me një pushtim rus në lindjen e vendit, t’i jepet statusi i kandidatit për t’u anëtarësuar me Bashkimin Evropian, një lëvizje që gjithashtu Scholz tha se e mbështet.

    “(Putini) dëshiron një Evropë të ndarë dhe një kthim në një politikë të sferave të ndikimit tha Scholz. “Ai nuk do të ketë sukses në këtë nisëm.”

    Scholz paralajmëroi se rritja e çmimeve të energjisë ka të ngjarë të vazhdojë për një kohë të gjatë dhe hodhi poshtë pretendimet e Rusisë, e cila tha se kishte shkurtuar furnizimet e gazit sepse mungonin pjesët e nevojshme të këmbimit për shkak të sanksioneve perëndimore.

    “Ky shpjegim nuk është i besueshëm,” tha ai. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Macron kërkon të ruajë pushtetin pasi humbi shumicën në parlament

    Lajmi i rradhës

    “Ballkani Perëndimor i ekspozuar ndaj kërcënimeve”, Raporti i ShISh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë