Scholz: Të pengohet një luftë mes Rusisë dhe NATO-s

    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz

    Duhet të bëhet gjithçka që të pengohet një luftë mes Rusisë dhe NATO-s, është shprehur kancelari gjerman duke theksuar, se Gjermania megjithëse e furnizon gjerësisht me armë Ukrainën nuk merr pjesë në luftën e Ukrainës.

    “Kjo është një luftë mes Rusisë dhe Ukrainës”, tha Scholz gjatë vizitës në Amerikën Jugore në një konferencë për shtyp në Buenos Aires.

    “Kjo nuk ndryshon aspak ndihmën që i japim Ukrainës në formë financiare, humanitare apo furnizimin me armë.”

    Gjermania do të bëjë gjithçka që të mos shkallëzohet situata që çon në një luftë mes Rusisë dhe NATO-s.

    Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock të martën me një deklaratë në Këshillin e Europës në Strasburg kishte shkaktuar reagime.

    “Ne luftojmë një luftë kundër Rusisë dhe jo kundër njëri-tjetrit”, kishte thënë Baerbock para deputetëve.

    Ministria e Jashtme sqaroi më vonë, se Baerbock nuk ka pasur parasysh me këtë pjesëmarrje në luftë të Gjermanisë apo aleatëve të saj.

    Kujdes nga gara e furnizimeve me armë

    Kancelari Scholz bëri thirrje për maturi në debatin për furnizime me armë. Ai paralajmëroi se kështu të hyjmë në një garë kush ofron më shumë nëse bëhet fjalë për sisteme armësh, tha ai për “Tagesspiegel” duke iu referuar kërkesës për dërgimin e avionëve luftarakë.

    “Nëse, sapo u mor një vendim në Gjermani fillon debati tjetër, kjo nuk duket serioze dhe trondit besimin e qytetareve dhe qytetarëve në vendimet shtetërore.” Scholz u shpreh, se do të përpiqet edhe më tej në bisedime direkte të ndikojë tek Putini.

    “Varet nga Putini, të tërheqë trupat nga Ukraina dhe të t’i japë fund kësaj lufte të pakuptimtë që ka kushtuar qindra mijëra njerëzish.” /DW/

    Lajmi Paraprak

    Të goditura nga sanksionet perëndimore, kompanitë ajrore ruse shfaqin defekte

    Lajmi i rradhës

    Resort skijimi në shkretëtirë – projekti prej 500 miliardë dollarësh në Arabinë Saudite

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë