Schulz: Më shqetëson rajoni i brishtë në Ballkan

    Martin Schulz / Fotografia: Nistori

    Ish-kryetari i Parlamentit Europian, Martin Schulz i pyetur në KlanDebat mbi luftën në Ukrainë dhe ndikimin që ajo mund të ketë në Ballkan, u shpreh i shqetësuar, përcjell Nistori.

    Rajoni, sipas tij, është me një sërë procesesh të pazgjidhura e mosmarrëveshje të hapura dypalëshe  e si rezultat bëhet më i prekshëm e më i ndjeshëm ndaj ndikimeve të huaja.

    “Jo vetëm për stabilitetin e këtij rajoni, por është e qartë se nëse lufta krijon pasiguri dhe paqëndrueshmëri në të gjithë botën, krejt logjike janë shqetësimet në një rajon tradicionalisht të brishtë për sa i përket marrëdhënieve ndërkufitare, marrëdhënieve ndërmjet grupeve dhe tendencave të ndryshme politike. Është shumë e qartë se kjo më shqetëson”, deklaroi ish-kryeparlamentari europian, Schulz. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sofja akuzon Shkupin për nxitje të urrejtjes

    Lajmi i rradhës

    Kuvendi i Shqipërisë miraton projektin për portin e Durrësit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë