Secila parti me skemë të veçantë për punësimet në sektorin publik

    Foto ilustruese

    Proceset zgjedhore ndikojnë në dinamikën e punësimit të përkohshëm dhe shërbimet konsultuese në sektorin publik, por periudhat e ndryshimit të qeverisë kanë ndikimin më të fortë.

    Secila qeveri ka një model të ndryshëm punësimi në administratën publike – ndërkohë që disa grupe qeverisëse preferonin shërbimet e këshillimit, të tjerët përdorën më shumë punësim të përkohshëm.

    Këtë e tregon analiza e ndikimit të zgjedhjeve në punësimin në sektorin publik nga Shoqata për kërkime dhe analiza (ZMAI), në kuadër të projektit për monitorimin e abuzimeve të mundshme të burimeve shtetërore, të mbështetur nga NDI.

    Interesant është fakti se interesi për punësim të përhershëm në administratën publike është në rënie, që ndër të tjera është rezultat i valës së emigrimit dhe reduktimit të popullsisë në vend, përcjell Nistori nga DW.

    Analiza, e cila bazohet në të dhënat publike për transaksionet buxhetore të përfunduara nga open.finance.gov.mk për periudhën 2010-2023, tregon se në fillim të funksionimit të një strukture të caktuar qeverisëse, ka rritje të punësimeve të përkohshme dhe shërbimeve konsultuese. Me kalimin e kohës, angazhimet e tilla zvogëlohen, gjë që mund të jetë për shkak të shndërrimit të marrëdhënies së punës në punësim të rregullt.

    Me çdo ndryshim të qeverisë që nga viti 2018, ka pasur një rritje të ndjeshme të punonjësve të rregullt të sektorit publik.

    “Kjo tregon se çdo qeverie të re i duhen disa muaj deri në një vit për të përdorur sektorin publik si mundësi punësimi. Megjithatë duket se vitet e fundit puna në administratën publike është bërë gjithnjë e më pak tërheqëse, ndaj numri i të punësuarve po kthehet në nivelin e vitit 2015”, theksohet në analizë.

    Në nivel qendror, pagesa më e lartë për punësimet e përkohshme shihet në vitin 2010, kur shuma është pesë herë më e lartë se shuma tjetër më e lartë në vitin 2023.

    Sipas të dhënave zyrtare, në sektorin publik deri më 31 dhjetor 2022 kanë qenë të punësuar 129.374 persona në 1.354 institucione. Krahasuar me vitin 2021, numri i të punësuarve në sektorin publik është ulur me 2714 persona.

    Robert Skot Hazlet, drejtor i lartë i NDI, thotë se keqpërdorimi i burimeve shtetërore cenon parimet e qeverisjes së mirë, barazisë dhe drejtësisë, duke çuar në pasoja të gjera negative për shoqërinë.

    NDI së bashku me ZMAI presin të zhvillojnë një platformë dixhitale që do të përdorë të dhënat e hapura që janë në dispozicion dhe do t’i referojë ato për të monitoruar ndikimin e mundshëm të burimeve zgjedhore gjatë zbatimit të prokurimeve publike, por edhe punësimet e përkohshme dhe të përhershme në sektorin shtetëror, por do të monitorohet edhe financimi i partive politike.

    Lajmi Paraprak

    ASHMAA publikon raportin e monitorimit të mediave gjatë procesit zgjedhor

    Lajmi i rradhës

    Sa para harxhuan partitë dhe kandidatët për deputetë për reklama gjatë fushatës zgjedhore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë