Pushteti ekzekutiv dhe ai gjyqësor në Maqedoni, tentojnë të shpëtojnë veten nga korrupsioni

    Pasi të gjithë sytë e qytetarëve dhe ndërkombëtarëve janë drejtuar te korrupsioni dhe shteti i së drejtës, si pushteti ekzekutiv ashtu edhe gjyqësori po tentojnë që të shpëtojnë vetën dhe të ikin nga përgjegjësia për situatën e krijuar. Kështu vlerëson Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci duke komentuar përplasjet publike të ministres Gërkovska dhe Prokurorit Publik Jovevski. E gjithë kjo, sipas Troshanovskit, po ekspozon mos-funksionimin e shtetit.

    “Dalja në sipërfaqe e disa skandaleve korruptive, sidomos aktiviteti i fundit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me ekipin special këtu tregoi që realisht nuk është gjithçka bukur dhe mirë në sipërfaqe dhe mendoj që kjo përplasje në fund të fundit është i shëndetshëm sepse në përplasjen e argumenteve do të dalë ndonjë vlerë e re, përkatësisht e vërtetë e re e cila do t’i ekspozojë disfunksionalitetin e sistemit”, tha Marko Troshanovski, Instituti për Demokraci.

    Troshanovski shtoi se të gjithë janë përgjegjës për nivelin e korrupsionit në vend dhe tendencat për të zhveshur përgjegjësinë nga vetja, nuk do të kalojnë te qytetarët.

    “Duhet të thuhet se masa e ka humbur tolerancën kundrejt metastazave korruptive në vend, mendoj që nuk ka më durim, dhe mendoj që fokusi sidomos i ndërkombëtarëve si dhe publikut vendas është se është evidente që nuk funksionon i gjithë sistemi dhe po përjeton një fiasko totale. Kjo na sjell në situatë që të gjithë mundohen ta shpëtojnë lëkurën e vete dhe të zvogëlojnë përgjegjësinë personale në gjithë situatën e krijuar aktuale”, deklaroi Marko Troshanovski, Instituti për Demokraci.

    Pritja e ekipit amerikan që do të hetojë korrupsionin me duar të hapura nga ana e funksionarëve sipas Troshanovskit nuk duket e sinqertë. Ai shtoi se po krijohet një situatë ku hajduti bën thirrje të kapet hajduti.

    ”Shihni përgjegjës për këtë situatë janë institucionet dhe personat të cilët deri tani kanë udhëhequr me vendin, ata e kanë përgjegjësinë, relativizimi i gjithë situatës na çon në një kontekst absurd, në të cilin vjedhësi thotë kapeni vjedhësin, në të cilin nuk ndërmerret përgjegjësi personale për situatën e krijuar”, u shpreh Marko Troshanovski, Instituti për Demokraci.

    Ndryshe, kritikave të Gërkovskës kundrejt prokurorit publik Lubomir Jovevski se nuk ka arritur rezultate si prokurorë publik dhe nuk e meriton vendin e gjykatësit kushtetues, Jovevski ju kundërpërgjigj ashpër duke i vlerësuar këto komente si të pabaza, paushallë dhe të pasakta. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ekipi nga ShBA intensifikon hetimet, hetohet secili që lidhet me thesarin e SHBA-së

    Lajmi i rradhës

    SKANDALI ME PROVIMIN E DJALIT TË XHAFERIT | “Asnjëherë nuk kam ndikuar në vendimet e institucioneve”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë