Sejdiu falënderon mërgimtarët për fitoren dhe ankesat e BDI-së në fshatin Zhelinë i vlerëson si të pa baza (Video)

    Kandidati i Lëvizjes Besa, gjegjesisht kryetari i ardhshëm i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu zhvilloi një konferencë për media, ku falenderoi të gjithë simpatizantët dhe aktivistët e Lëvizjes Besa, si dhe mërgimtarët të cilët kishin ardhur për ta mbështetur në këto zgjedhje. Sejdiu foli gjithashtu edhe për projektet të cilat do të zhvillohen gjatë këtyre viteve të mandatit të tij katër vjeçar si kryetar i komunës së Zhelinës, njofton Nistori.

    “Padyshim se kjo fitore ju takon juve, fitorja ju takon qytetarëve tanë dhe ne jemi vetë për ju dhe në shërbim tuajin. Me këtë edhe njëher dëshmuat se dini të bëni dallimin, dëshmuat se di ni të vlerësoni dhe se keni bindje dhe dini normalisht që dhe punet tona tu jepni mbështetje që ne edhe ma shumë të vahdojmë të punojmë për ju dhe ashtu sic kemi premtuar në këto zgjedhje. Ne pa humbur kohe prej javës tjetër do të vazhdojmë me punët që na kanë ngelur në gjysë ti përfundojmë dhe normalisht të ju bëjmë krenarë të gjithë juve” deklaroi Sejdiu.

    Në lidhje me informacionin se në dy vendvotime në fshatin Zhelinë ka ankesa, Sejdiu tha se ka komunikuar me KSHZ-në dhe se ato ankesa kanë rënë poshtë, nuk janë të bazuara në ligj.

    Përndryshe, Sejdiu ka fituar kundër kandidatin e BDI-së, Fatmir Izairi, me 69 vota dallim. Sejdiu ka arritur të marrë 5.170 vota, kurse Fatmir Izairi i BDI-së, ka arritur të marrë në rrethin e dytë 5.100 vota. Për Sejdiun ky është mandati i dytë në këtë komunë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    G20, në fokus pandemia, rimëkëmbja dhe ndryshimet klimaterike

    Lajmi i rradhës

    Luftë e zbehtë ndaj dezinformatave për vaksinimin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë