Sejdiu: ndryshimet kushtetuese do të ndodhin pas formimit të qeverisë

    Blerim Sejdiu nga VLEN në Daily Click në TV21 tha se është i bindur se qeveria VMRO-DPMNE & VLEN do t’i realizojë ndryshimet kushtetuese. Sejdiu tha se kjo do të ndodhë pas formimit të qeverisë, përcjell Nistori.

    “Ndryshimet kushtetuese do të ndodhin patjetër, do të thotë nuk ka mundësi të mos ndodhin. Ajo çështje është e kryer dhe është e marrur vesh, ka dakordësi për atë pjesë”, theksoi mes tjerash Sejdiu.

    Prej nga do të vijnë 1 miliard eurot që i premtoi Mickoski? Sejdiu: Prej Ali Ahmetit do t’i marrim

    Sjediu nga VLEN nëse pajtohen me VMRO-DPMNE-në për huamarrjen prej 1 miliard eurove, që është pjesë e premtimit elektoral të VMRO-së. Bekteshi pyeti Sejdiun, nëse këto para do të sigurohen nga Hungaria dhe Sllovakia.

    “Prej Ali Ahmetit do t’i marrim ato”, tha Sejdiu.

    “Nuk krahasoheni me Ali Ahmetin”, u përgjigj Bekteshi.

    Kreshnik Bekteshi tha se është e pamundur që të realizohet premtimi i VLEN-it që çdo qytetari t’i shpërndahen aksione në vlerë të 10.000 eurove prej ndërmarrjeve publike.

    “Ne kemi strategji të saktë dhe të qartë se si do të arrijmë deri te ata 1 miliard, unë thash, një pjesë do të ia marrim Ali Ahmetit dhe një pjesë tjetër do e marrim nga shtetet e Unionit Europian dhe do të arrijmë te 1 miliardëshi, do të bëhen më shumë se 1 miliard, Ali Ahmeti vet i ka 1 miliard”, theksoi Sejdiu.

    “A janë paraparë këto në kuadër të bisedimeve? 10 mijë eurot të cilat i keni premtuar për qytetarët, kanë të bëjnë drejtpërdrejt me rritjen e standardit jetësor të qytetarëve në vendin tonë, kur realizohen ato, a janë pjesë e programit apo nuk janë, sepse qytetarët presin të kenë 10.000 euro më shumë si mundësi për ta rritur standardin e tyre jetësor, si një nga premtimet e VLEN, ajo nuk mund të realizohet sepse nuk e mundëson sistemi në Maqedoninë e Veriut”, tha Bekteshi.

    Për këtë reagoi Blerim Sejdiu nga VLEN, i cili tha se ky ishte premtim i Izet Mexhitit dhe se i njëjti e ka shpjeguar se si do të arrihet. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bezhoska: stabiliteti i monedhës vendase ruhet dhe rezervat devizore janë më të larta për 40%

    Lajmi i rradhës

    ASK: Kosova pritet të ketë rreth 1.6 milion banorë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë