Sejdiu: Nuk konkurroj me plisa, por konkurroj me projekte konkrete (Video)

    Kryetari aktual dhe njëherit kandidat i Lëvizjes Besa në komunën e Zhelinës, Blerim Sejdiu në një paraqitje të tij në fshatin Strimnicë ka deklaruar se Strimnicës i duhen projekte konkrete dhe jo plisa. Sejdiu më tej ka premtuar para banorëve se do të vazhdojë me projektet e reja për këtë fshat siç janë, ndërtimi i një bazeni të ri për ujë të pijshëm, zhveshtoren pranë stadiumit dhe një sallë sporti, njofton Nistori.

    “Strimnicës nuk i duhen plisa, Strimnicës i duhen shumë punë tjera që kanë ngelur gjysmë, i duhen të gjitha ato premtime që i keni mashtruar gjatë gjithë këtyre dekadave dhe nuk i realizuat. Strimnicës ia morët çdo shtëpie, keni marrë mjete, para nga këta familje, nga këta njerëz që u kanë dashur shumë dhe më në fund ua sollët një plis”, ka deklaruar Sejdiu.

    “Nuk konkurroj me plisa, por ne konkurrojmë me projekte. Urdhëroni këtu na keni. Ne jemi këtu për të bërë gara me projekte konkrete, ne jemi këtu për t’ju shërbyer juve si një komunë që nuk e keni pasur deri më sot aq afër, aq të suksesshme dhe t’i realizoj të gjitha premtimet një nga një për një mandat duke mos kërkuar asnjë denar nga ju” – shton Sejdiu.

    Ai shton se ish-kryetari Izairi për tetë vite me radhë sa ka qenë në komunë nuk i ka realizuar premtimet e tij, ndërsa Sejdiu thotë se janë aq të zotë sa që i realizon edhe projektet e ish-kryetarit, por edhe premtimet e veta.

    Më tej ai u bëri thirrje banorëve të Strimnicës që t’ia mundësojnë që këtë fushatë ta përmbyll që në rrethin e parë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë thanë partitë politike në RMV në ditën e 16-të të fushatës!

    Lajmi i rradhës

    Britania dhe Irlanda e Veriut marrin masat e reja për shtetasit e RMV-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë