Sektori publik në RMV nën “llupë”

    Në seancën e 99-të të Parlamentit, deputetët miratuan Ligjin për Inspektimin Financiar në Sektorin Publik me 54 vota “për” dhe Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Kontrollin Kufitar me 55 vota “për”. Qëllimi i Ligjit për Inspektimin Financiar në Sektorin Publik është mbrojtja e interesave financiare të subjekteve të sektorit publik nga keqmenaxhimi i rëndë financiar, mashtrimi dhe korrupsioni.

    Inspektimi financiar, sipas ligjit, bëhet te shfrytëzuesit e mjeteve nga Buxheti i shtetit, duke filluar nga fondet, komunat, agjencitë dhe institucionet tjera të themeluara me ligj, ndërmarrjet publike dhe subjektet tjera që janë në pronësi shtetërore ose në pronësi të komunave ose në të cilat shteti ose komunat janë aksionarë. Punën e inspektimit financiar e kryen Departamenti për Inspektim Financiar në sektorin publik si njësi e brendshme organizative e veçantë në kuadër të Ministrisë së Financave. Puna e Departamentit drejtohet nga një kryeinspektor financiar i cili i raporton drejtpërdrejt Ministrit të Financave. Parlamenti në seancë që në procedurë të shkurtuar të miratohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kthimin e një pjese të tatimit mbi TVSH-në e personave fizik dhe Projektligjin për shtesën e të rinjve.

    Deputetja e LSDM-së, Sanela Shkrijel në sqarimin e saj theksoi se kjo zgjidhje ligjore nënkupton shtesën e pagës mujore në vlerë prej tre mijë denarë e cila paguhet nga buxheti i Agjencisë së Punësimit në baza transaksionale për çdo të ri deri në moshën 23 vjeçare, që janë të punësuar ose të vetëpunësuar në veprimtari prodhuese dhe të rinjtë që mbulohen nga sigurimet shoqërore të detyrueshme si fermerë individualë.

    “Kjo zgjidhje ligjore është miratuar për herë të parë në vitin 2020 dhe deri më tani të drejtën për shtesa për të rinjtë e kanë shfrytëzuar mesatarisht 3.000 të rinj në vit ose gjithsej 9.000 të rinj”, u shpreh Shkrijel.

    Sipas saj, shtesa në vetvete nënkupton inkurajimin e të rinjve pas shkollimit të radhës për t’iu bashkuar tregut të punës në aktivitete prodhuese.

    Meqenëse Parlamenti ka vendosur që këto dy projektligje t’i miratojë me procedurë të shkurtuar, kryeparlamentari Talat Xhaferi thirri Komisionin për Çështje Ekonomike, Komisionin Legjislativ-Ligjor dhe Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale për të diskutuar për projektligjet. Xhaferi ka ngarkuar trupat punuese që ta informojnë për datën e mbajtjes së seancave, ndërsa seanca parlamentare për këto projektligje do të vazhdojë të punojë pas raportit të marrë nga trupat punues. Për shkak të mungesës së përfaqësuesve të qeverisë si propozues, disa projektligje janë tërhequr nga rendi i ditës – Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zonat Zhvillimore Industriale Teknologjike, Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin vullnetar pensional të financuar nga kapitali, të gjitha sipas një procedure të shkurtuar. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Kurti: Jemi paralajmëruar për mundësinë e zvogëlimit të mbështetjes ndërkombëtare

    Lajmi i rradhës

    A i njihni ushqimet më të dëmshme?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë