Voton Kasami: sot zgjidhet njeriu më i rëndësishëm i shtetit, qytetarët janë të vendosur për të bërë ndryshim

    Kryetari i Komunës së Tetovës njëherit edhe udhëheqës i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, sot ka votuar në zgjedhjet presidenciale.

    Pasi votoi, Kasami në një paraqitje para gazetarëve tha se “është koha për ndryshim dhe se qytetarët janë të pjekur mjaftueshëm për ta bërë këtë”, njofton Nistori.

    “Është dita më e rëndësishme për qytetarët, pasi po votojmë për presidentin e vendit, njeriun kryesor i cili duhet ta drejtojë vendin në periudhën e ardhshme. I cili uroj që do të jetë presidenti që do ta anëtaërsojë vendin në BE”.

    “Fushata e deritanishme ka qenë e qetë edhe pse ka pasur veprime të pushtetit të cilat kanë shkuar në kundërshtim me procesin e lirë zgjedhor, por pjekuria e qytetarëve ka treguar se tanimë ata nuk duan të jenë pjesë e skenarëve të pushtetit për të krijuar tensione.

    “Është koha e ndryshimit që ia vlen për t’u votuar dhe për të bërë ndryshimin, pasi pas 30 viteve qytetarët duhet të jenë pjesë e BE-së, që të mos na ikin qytetarët”, tha Kasami.

    Ai hodhi akuza në drejtim të pushtetit për presione ndaj aktivistëve të Lëvizjes Besa./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

    Lajmi i rradhës

    MPB për procesin zgjedhor: në Shkup është hedhur bombë tymuese, janë fotografuar fletëvotime, janë gjetur fletëpalosje në Çair

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë