Sekuestrohen automjete për shkak të regjistrimit të skaduar prej gati një viti

    Me datë 18.03.2025 në ora 10.10 në autostradën Shkup – Veles, në pikën e pagesës rrugore Petrovec, nga ana e nëpunësve policorë të Njësitit mobil për siguri në komunikacionin rrugor në MPB, është kryer kontroll të një kamioni “Mercedes” dhe një gjysmë-rimorkio me targa të Shkupit, drejtuar nga M.M.(47) nga Shkupi, ndërsa pronë e personit juridik. Me çrrastë është konstatuar shkelje e Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, gjegjësisht për shkak se leja e qarkullimit të kamionit dhe gjysmë-rimorkios kishte skaduar dhe ishte e vlefshme deri më 24.04.2024. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të bëhet një parashtresë përkatëse.

    Ministria e Punëve të Brendshme apelon drejtuesit e mjeteve dhe të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shumë objekte kanë mungesë të mjeteve për mbrojtje nga zjarri

    Lajmi i rradhës

    “E drejtë e fituar, por jo e zbatuar” – Gjuha rome në përdorim zyrtar vetëm në letër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë