Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në “Click Plus” ka folur për sfidat politike, gjegjësisht zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Sela thekson se në koalicion me VMRO-DPMNE-në mund ta fitojnë shumicën e komunave dhe se ky koalicion vjen si shkak i kërkesës për të bërë ndryshime ai si opozitar, përcjell Nistori.
Sela ka biseduar për temat aktuale, duke përfshirë edhe tragjedinë në Tetovë. Sela tha se tragjedia në Tetovë, është një arsye më shumë që kryeministri Zaev të japë dorëheqje. Ai tha se kjo klasë politike spitalet modulare i kanë ndërtuar pa standarde. Mes tjersh shtoi se nuk ka të ndërtuar asnjë spital as në Tetovë, as në Kërçovë, as në Strugë.
Ai poashtu foli për kazinotë në RMV dhe deklaroi se BDI-ja po e akuzon Taravarin se nuk i mbyllë kazinotë, por shtoi se lejet për hapjen e kazinove i jep ministri i financave, Fatmir Besimi.