Sela: fjalën ia kam dhënë Frontit Europian, këtë e di Mickoski

    Kryetari i ASh-së, Ziadin Sela në tubimin përmbyllës në Tetovë në zgjedhjet parlamentare 2024 / Fotografia: Emir Hamzi

    Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një intervistë për “Slloboden Peçat”, ka folur për procesin e formimit të Qeverisë.

    Ka deklaruar se fillimisht duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese dhe më pas të formohet Qeveria. Sipas tij kjo do të dëshmonte se vendi shkon në rrugën e duhur.

    Konkretisht, në pyetjen se çfarë nëse lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski e fton Aleancën për Shqiptarët të bëhet pjesë e Qeverisë, Sela me përgjigje:

    “Mickoski e di, fjala e dhënë prej meje është fjalë e dhënë. E respektoj fjalën time. Koalicioni Fronti Europian është fjalë e dhënë dhe ne jemi si koalicion. Negociata mund të ketë me Frontin Europian dhe jo me ASh”, tha Sela.

    Lajmi Paraprak

    Pagesat vazhdojnë edhe me euro, edhe me dinarë

    Lajmi i rradhës

    Demografia europiane – Cili shtet ka natalitetin më të lartë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë