Sela: Fronti Europian, shembull për të gjithë shqiptarët

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela mbrëmë në një tubim në Strugë tha se në kohë sfidash duhet të sillemi me përgjegjësi dhe se fronti europian është shembull për gjithë shqiptarët, përcjell Nistori.

    “Duhet të sillemi me përgjegjësi e të bëhemi bashkë në mënyrë që të jemi më të përgaditur, sepse nuk është kohë betejash politike për të treguar se kush na qenka më i zoti e kush mbledh më tepër vota, por është koha që t’i bashkojmë të gjitha votat bashkërisht, që të jemi të gatshëm t’u bëjmë ballë sfidave ashtu si sfidës të cilën sot kryeministri e përmendi. Ne jemi bërë bashkë në këto zgjedhje, për shkak se vlerësuam që sfidat të cilat na presin, janë shumë të mëdhaja dhe vetëm bashkërisht mund tu bëjmë ballë. Në takimet më herët e kam biseduar dhe jam munduar ta shpjegoj edhe fenomenin e shembullit që duhet ta marin faktori politik jo vetëm në Maqedoninë Veriore, por edhe jashtë Maqedonisë. Janë momente të vështira politike, janë momente të vështira sa i përket sigurisë së rajonit, por edhe të botës në përgjithësi. Nuk ka ditë në të cilën qytetarët nuk zgjohen me konflikte të armatosura të cilat po ndodhin jo shumë larg nesh. Dhe natyrisht përgjigja më e mirë që ne mund ta bëjmë si shqiptarë është të sillemi me përgjegjësi. Të sillemi me përgjegjësi e të bëhemi bashkë në mënyrë që të jemi më të përgaditur, sepse nuk është kohë betejash politike për të treguar se kush na qenka më i zoti e kush mbledh më tepër vota, por është koha që t’i bashkojmë të gjitha votat bashkërisht, që të jemi të gatshëm t’u bëjmë ballë sfidave ashtu si sfidës sot të cilën kryeministri e përmendi”, deklaroi Sela.

    Sela përmendi edhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, duke vlerësuar se ky hap përpara ishte edhe falë kontributit të gjitha atyre forcave progresive që i ka vendi pa dallime etnike e sidomos të kontributit të deputetëve në Këshillin e Europës të cilët janë pjesë e Frontit Europian dhe pjesë të mendësisë europiane. Ato që munguan gjoja, ato janë pjesë të mendësisë anti Europë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

    Lajmi i rradhës

    SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal ndaj Kurto Dudushit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë