Sela fton Apasievin të mësojë shqipen dhe çiftelinë

    Lideri i ASh-së, Ziadin Sela ka komentuar deklaratën e deputetit të Levicës, Dimitar Apasievit për gjuhën shqipe pasi Qeveria miratoi dje Dekretin me të cilin parashihet që uniformat policore të jenë edhe në shqip.

    Sela këshillo Apasievin që të shkojë në kurs për të mësuar shqipen dhe çiftelinë.

    “Apasievit a e dinë çfarë i bën mirë? Unë uroj që ai të zgjerojë horizontet e tija dhe është edukatë dhe kulturë të njohësh edhe gjuhët e huaja. Gjuha shqipe është e huaj për Apasievin, por nuk duhet të jetë gjuhë e urryer. Atij unë i sugjeroj që të nis një kurs për gjuhën shqipe, për ta folur gjuhën shqipe dhe bashkë me kursin e shqipes dhe ca leksione në çifteli dhe bashkë me Ali Ahmetin le t’ja krisin këngës”, tha Sela. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Dobitë e vajit të ullirit

    Lajmi i rradhës

    KSI-ja propozon heqjen e maskave për nxënësit e shkollave fillore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë