Sela kërkon dorëheqjen e Bekteshit: Dështuat për uljen e çmimeve

    Ziadin Sela / Fotografia: Nistori

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka akuzuar ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi se ka dështuar me uljen e çmimit të produkteve bazë, ku sipas Selës, ai vet e ka pranuar një gjë të tillë. ai apelon edhe njëherë te Qeveria të pranojë propozimet e bëra nga Aleanca për Shqiptarët siç janë ulja e TVSH-së, akcizës dhe marzhës për karburantët, përcjell Nistori.

    “Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pranoi dështimin e Qeverisë. Ai vetë pohoi se masat e fundit nuk kanë dhënë rezultate dhe nuk kanë arritur të ulin çmimet e produkteve ushqimore. Me këtë, Qeveria konfirmoi të gjitha paralajmërimet tona, andaj u bëjmë thirrje që t’i pranojnë propozimet e Aleancës për Shqiptarët edhe për uljen e TVSH-së, akcizës dhe marzhës për karburantët si dhe propozimet për bllok tarifat e reja të energjisë. Sot u dëshmua se çmimin nuk e kanë rritur shitësit me pakicë, por çmimet e larta të karburantëve si dhe taksat e shtetit janë burimi kryesor i shtrenjtimeve.”

    Sela i drejtohet Bekteshit poashtu me fjalët: mos bëni inate në kuriz të qytetarëve, mos i plaçkitni edhe më shumë. Pranoni propozimet tona dhe jepni dorëheqje nga postet tuaja. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    BIE QEVERIA E PETKOVIT NË BULLGARI, 123 DEPUTETË VOTUAN PËR INTERPELANCËN NGA PARTIA “GERB”

    Lajmi i rradhës

    Një nga xhamitë më të vjetra në botë u gjet në Izrael

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë