Sela: në Frontin Europian nuk ka akoma marrëveshje për zgjedhjet lokale

    Kryetari i ASh-së, Ziadin Sela në tubimin përmbyllës në Tetovë në zgjedhjet parlamentare 2024 / Fotografia: Emir Hamzi

    E njoh këtë aktor politik që po i bën këto sallte, tha Ziadin Sela në TV21, duke u përgjigjur në pyetjen se pse ka zgjedhur heshtjen përballë zhvillimeve në koalicionin VLEN dhe vendimin e Taravarit për të dalë ndryshe nga VLEN në zgjedhjet lokale.

    “Nuk janë të rëndësishme akrobacionet e këtyre eksponentëve të qeverisë, dhe forma më e mirë për të dalë e vërteta është të heshtësh, dhe të shohësh tek po përmbushen të gjitha parashikimet që i ke pasur para një viti, kur nisën zhvillimet në Aleancën për Shqiptarët”, tha mes tjerash Sela.

    Sela: ASh e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

    -Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela kur u pyet nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për Shqiptarët. Sela tha se për një ASH të bashkuar, duhet të japë dorëheqje Arben Taravari, respektivisht që ASH duhet të jetë pa Taravarin.

    “Me fal po! Por çka me fal? Tjetri duhet ta kërkojë atë të falurën, që të falesh. Nuk është rëndesë. Nëse vjet ne kemi pasur një debat se si duhet të garojë Aleanca dhe sot po përfundojmë në atë që unë e mendoja, atëherë unë besoj që një falje duhet kërkuar. E në qoftë se ke shkelur rëndë strukturat partiake, organizimin politik të Aleancës për Shqiptarët, duke shkuar me mendjen tënde dhe jo me vendimet e Kuvendit Qendror të bësh koalicione, natyrisht që i ke borxh një falje publike të gjithë anëtarësisë së ASH-së, edhe ata që u manipuluan nga idetë e këtij zotëriu, që po e shohim ku po përfundon sot. Kur një politika kërkon falje, unë mendoj se falja e politikanit duhet të jetë konkret, dhe jo vetëm një fjalë goje. Këto lloj tendenca…Gazetari: Që i bie? Të japë dorëheqje.”, tha mes tjerash Sela.

    Edhe pse në VLEN “plasi sherri” dhe erdhi deri te “ndarja” apo “largimi” i Arben Taravarit nga ky koalicion, për garën në zgjedhjet lokale, Sela tha se në Frontin Europian ende nuk ka marrëveshje për zgjedhjet lokale. Sela thotë se ka kohë deri në tetor, paralajmëroi zhvillime politike, ndërkaq thekson se koalicionet funksionojnë deri sa ka marrëveshje.

    “Ka parim, një marrëveshje paraprake që Fronit Europian në zgjedhje lokale të shkojë bashkë, njësojë siç ishte në zgjedhje parlamentare, por a ka marrëveshje të detajuar, të thotë se si do të shkojë në zgjedhje lokale Fronti. A do të ndahen komunat dhe gjithë këto, jo nuk ka një gjë të tillë. Pse duhet të them unë një gjë të tillë. Pse duhet të them unë se ka, kur një gjë të tillë akoma nuk ka. Zgjedhjet lokale mbahen në tetor, deri në tetor do të ketë goxha, do të ketë zhvillime politike dhe në momenti që ka marrëveshje…unë të thash që parimisht një koalicion funksionon deri në momentin që ka marrëveshje. Tani, zgjedhjet lokale Frontin Europian e kanë gjetur bashkë , e pëlqyeshme është që të ketë marrëveshje edhe për zgjedhjet lokale bashkë Fronti Europian”, tha Sela.

    Sela tha se është mirë që sa më herët të ketë marrëveshje në Front në lidhje me zgjedhjet lokale.

    “Nuk është që është vonë, por e pëlqyeshme do të ishte që të ndodhë edhe më herët, ka kohë akoma. Unë kam qenë ithtar i idesë që më herët ne t’i dimë pozicionimet. Çdo subjekt brenda Frontit Europian, se ku ndodhet”, pohoi Sela.

    Lajmi Paraprak

    Çmimi i një kilogram ari 24 karatësh në RMV arrin në 92 mijë euro

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë