Ceremonia e fronëzimit të klerikut u këndua: Kur ushtria serbe kthehet në Kosovë (VIDEO)

    Në Cetinjë të Malit të Zi është mbajtur mes tensioneve dhe protestave ceremonia e shugurimit të Kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije. Do të ishte Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, njoftoi se ka bërë shugurimin e Joanikijes duke u lutur për paqen e të gjithëve. Por ndërkohë prej dy ditësh protestuesit kanë kundërshtuar mbajtjen e kësaj ceremonie në qytetin e Cetinjës. Përveç faktit që dy klerikët u shoqëruan me helikopterët, besimtarët dhe klerikët e pritën me këngën patriotike kundër Kosovës dhe pro Serbisë.

    Gjate kësaj ceremonie ata kënduan këngën ” Kur ushtria serbe kthehet në Kosovë dhe në Prizren! “. Ky dukshëm është një provokim i përmasave skandaloze i Kishës Ortodokse Serbe ndaj shqiptarëve, e tashmë duhet që Prishtina e Tirana zyrtare të reagojnë ndaj ceremonie të tillë që i dhanë natyrë dhe përçarje etnike dhe fetare.

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj me një shkrim në Twitter ka thënë se, kjo këngë është bërë nga Rusia dhe se është interpretuar nga përfaqësuesit e tyre në Mal të Zi. “Forcat më të errëta të fashizmit, të udhëhequra nga Kisha Serbe po kthehen në Malin e Zi! Kënga për kthimin e ushtrisë serbe u bë nga Rusia dhe u interpretua nga përfaqësuesit e tyre në vend”, ka reaguar Hoxhaj.

    Lajmi Paraprak

    Carovska: Bojkoti i mësimit vetëm në dëm të nxënësve

    Lajmi i rradhës

    Salihi: Vetëm ndryshimet ligjore mund të ndalojnë marketingun e aktorëve politik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë