Sela: Në vjeshtë kemi zgjedhje, nëse më 22 qershor nuk marrim datë për çeljen e negociatave

    Ziadin Sela / Fotografia: Nistori

    Kryetari i ASh-së, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin “Click Plus” në TV21, tha se, nëse deri më 22 qershor nuk marrim datë për hapjen e negociatave, atëherë kësaj qeverie nuk i mbetet asnjë kredibilitet dhe për këtë duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme, përcjell Nistori.

    “Me shumë gjasa po organizojnë zgjedhje në tetor. Nëse më 22 qershor nuk marrim datë për hapjen e negociatave kësaj qeverie nuk i ngelet asnjë kredibilitet moral. Nuk ka asnjë subjekt politik që nuk ka në agjendë eurointegrimet. Ndërsa ata që e kanë marrë si detyrë për ta çuar vendin në BE, të paktën të hapin negociatat. Nuk kemi dashur të krijojmë situata jo  të volitshme, duke pasur parasysh se në regjion po zhvillohet një mision diplomatësh për të zgjidhur çështjen diplomatike”, tha Sela.

    Jemi të hapur për koalicione me të gjithë ata që besojnë te ndryshimi

    “Ne jemi të hapur pët të biseduar me të gjithë ata që realisht e mendojnë ndryshimin dhe nuk e bëjmë për kalkulime personale, sepse po të ishte për kalulime personale, unë kam qenë në qeveri në 2017-ën. Mund të rrija në qeveri, por nuk shndërrohem në patericë të askujt. Vullnetin e atyre njerëzve që presin këtu e 20 vjet dhe unë t’i zhgënjej”, shtoi Sela.

    Sela thumbon Alternativën: Ishin ca zëra njëherë e një kohë, tani pinë “duhon” bashkë

    Sela, ka thumbur ish-aletatët e tij të Alternativës se dikur ngrinin zërat, ndërsa tani janë sheshuar dhe pinë kafe e duhan bashkë.  

    “Ishin ca zëra njëherë e një kohë, tani janë heshtur, pinë kafe e pinë duhan bashkë bashkë me zotin Ahmeti. Dhe kjo të bën të kuptosh që përveç ca manipulatorëve, asgjë tjetër nuk kishin qenë”, tha Sela, përcjell Nistori.

    Sela ka qenë i ftuar dje në Çair, por nuk ka marrë pjesë, sepse sporti është i politizuar

    “Kam pasur ftesë për të parë ndeshjen Shkupi-Akademia Pandev, jam ftuar. Nuk kam qenë prezent për shkak të politizimit të skajshëm që po i bëhet edhe sportit. Jam ftuar edhe nëpër evenimente sportive të tjera, por preferoj të mos shkoj sepse aty pastaj nuk dihen skenarët e mundshëm që kanë përgatitur politika”, tha Sela.

    Ndarja në 8 njësi zgjedhore do të ishte më mirë për partitë shqiptare

    ASh si subjekt politik janë për 8 njësi zgjedhore dhe jo për 1 njësi. Sipas Selës, kur je në një njësi zgjedhore, mbushja fiktive e kutive në lindje të Maqedonisë rrëzon numrin e deputetëve shqiptarë.

    “Ndarja me 8 njësi zgjedhore do të kujdeseshe për ndarjet kulturore që i kemi si shtet, sepse askush nuk mund ta mohojë se Maqedonia është një shtet multietnik dhe askush nuk mund t’ia mohoj dallimet kulturore. Kjo do të thotë se paritë politike nuk mund të organizohen në mënyrë të një njëtrajtshme në të gjithë shtetin, nëse do të ishte një njësi zgjedhore”, tha Sela.

    Shteti ka nevojë për 80 mijë administratorë, ndërkohë janë mbi 250 mijë, teprica janë të gjithë “ushtarë partie”

    “Nevojat e shtetit janë për 80 mijë administratorë, ndërkohe janë më shumë se 250 mijë administratorë, me këtë i bie që rrogën e arsimtarit e ke ndarë më tresh që të punësosh ushtarë partiakë për nevoja elektorale, sepse kështu fitohen zgjedhjet. Një fond orësh është ndarë në tre apo katër pjesë, përsëri për nevoja elektorale”, theksoi Sela.

    Nëpër objekte shkollore prodhohen kriptovaluta

    Kryetari i ASh-së tha se nëpër objekte shkollore prodhohen sasi të mëdha të kriptovalutave ku kryesisht janë shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së.

    “Çfarë masa ka marrë policia apo qeveria kur dihet që në masë të madhe prodhohen kriptovaluta në objekte shkollore. Bëhet fjalë për shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së, tha Sela.

    Sela: Asnjë eksponent politik i BDI-së nuk ka vuajtur qoftë edhe një ditë burg

    “Një subjekt politik që përbënte regjimin e Nikolla Gruevskit, ka eksponentë të atij subjekti politik që zvarriten gjyqeve, ndërsa nuk ke asnjë eksponent të vetëm politik nga BDI-ja, pjesë e regjimit të Nikolla Gruevskit, që të ketë vuajtur një ditë burg ose të thirren nga ana e gjyqësorit”, shtoi ndër të tjera Sela. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Vendi po shkon drejt humnerës

    Lajmi i rradhës

    Borell: Do të jemi në një krizë të thellë rajonale, nëse nuk zgjidhet kontesti ndërmjet Shkupit dhe Sofjes para korrikut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë