Sela: Po mobilizohet opozita shqiptare, do të sjellim ndryshimin te shqiptarët

    Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot nëpërmjet një konference për shtyp ka njoftuar se, ka ndërprerë procesin e anëtarësimit në këtë parti, për shkak se vijon organizimi i Kongresit të partisë. Siç bëri të ditur ai, ASh numëron rreth 11 mijë anëtarë, prej të cilëve rreth 3.500 janë anëtarësime të reja.

    Këta shifra sipas Selës janë dëshmi se opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut po mobilizohet dhe priten ndryshime te shqiptarët.

    “Janë dëshmi se opozita shqiptare mobilizohet dhe do të sjellim ndryshime në shoqërinë shqiptare. Të mos harrojmë që shqiptarët që 20 vjet jetojnë në monizëm… Monizëm me të gjitha fenomenet që e karakterizojnë këtë sistem”, tha Sela.

    Sela dënon sulmin rus ndaj Ukrainës, duke shtuar se, agresioni kishte kohë që përgatitej.

    “Jemi dëshmitarë të një agresioni që ka kohë që përgatitet. Me këtë rast, e dënojmë agresionin i cili nisi sot ndaj popullit ukrainas dhe sovranitetit ukrainas në herët e hershme të mëngjesit”, tha Sela.

    Ai apeloi deri te institucionet e Maqedonisë së Veriut që sa më parë të zbatojnë sanksionet kundër Rusisë.

    Lajmi Paraprak

    Rasti “Alfa”, anulohet përsëri seanca gjyqësore

    Lajmi i rradhës

    NATO, e gatshme të garantojë sigurinë në Ballkan

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë