Sela: qeveria zbaton kryekëput programin e VMRO-së, asnjë fjalë nuk e ke aty nga programi i VLEN-it

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në Klan Macedonia, tha se vendimet e mëtejshme të veprimeve të Frontit Europian do të diskutohen gjithmonë brenda strukturave e më pas nëpër studio televizive, përcjell Nistori.

    “Jam ithtarë i idesë i asaj që Fronti Europian idetë nuk duhet debatuar në studio televizive por duhet të diskutohen brenda strukturave. Në këto takime ne kemi përgjegjësi morale ndaj votuesve tanë, të ju sqarojmë se përse Fronti Europian nuk është pjesë e qeverisë? Duhet të vendoset një ligj mandatari me fituesin, e jo fituesi me fituesin, sepse shqiptarët janë etnia e dytë më e madhe në vend. Të ndërtojmë të ardhmen, të vendosim siç duhet punën e legjitimitetit, të sqarojmë se pse i pengon dikujt gjuha shqipe etj…”, tha Sela.

    Ai tha se në këtë Qeveri zbatohet kryekëput programi i VMRO-së dhe as edhe një fjalë aty nuk është nga program i VLEN-it.

    Sela tha se VLEN nuk pyetet në Qeveri, sepse u bënë pjesë e saj nga mëshira e VMRO-DPMNE-së e jo nga merita e votës dhe legjitimitetit. Sipas tij, VLEN nuk merret me programin e saj, por ende aludon në njëzet vitet e kaluara të BDI-së.

    “Kur je pjesë e qeverisë si humbës, kur nuk je pjesë e qeverisë si fitues por je aty me mëshirën e një partie tjetër që te ka marrë, normal që do e kenë shqiptarët këtë pozitë. Në shumë institucione nuk kemi përfaqësim aspak shqiptar, del tashmë Hristijan Mickoski thotë se edhe kryetarin e Agjencionit të Sigurisë Kombëtarë do e ketë kuadër politik, sepse gjasme i përzgjedhuri i tij që një vit nuk qenka më anëtar i VMRO-së. Do e ndihmonim VLEN-in por ata nuk duan ndihmë, ata merren dhe gjithçka thonë 20 vite kështu, 20 vite ashtu… Ti lej ato 20 vitet e shkuara, shih çoi përpara ato 20 vitet e tua…”, shtoi Sela.

    ASh do të mbetet e tij, mirëpo Sela ndjen keqardhje se përse partia e tij tashmë po shërben si servilizëm ndaj ndonjë partie tjetër.

    Ai tha se Arben Taravari tregon hipokrizi në deklaratat e tij, ndaj nuk merret me komentet e tij. Sipas Selës, Taravari çoi deri në fund paralajmërimin e Hristijan Mickoskit se ASh do të përçahet. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    BDI vendosi që të takojë qytetarët gjatë ditëve në vijim

    Lajmi i rradhës

    Dënohen 10 motoristë në Malin Sharr

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë