Sela: tryeza e përbashkët shqiptare në këtë moment është më se e nevojshme!

    Kryetari i ASh-së, Ziadin Sela në tubimin përmbyllës në Tetovë në zgjedhjet parlamentare 2024 / Fotografia: Emir Hamzi

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela mbrëmë ishte i ftuar në Click Plus në TV21. Sela tha se në këtë moment është më se e nevojshme tryeza e përbashkët shqiptare, përcjell Nistori.

    “A ju kujtohet sa gjatë kam fol për tryezën e përbashkët të partive politike parlamentare shqiptare, për këto momente kjo tryez është e nevojshme. Këto janë momentet me të cilët ndodhemi edhe si faktor politik, edhe fituesit edhe humbësit edhe Fronti Europian edhe VLENI të gjithë bashkë i japin më kuptim legjitimitetit të shqiptarëve”, deklaroi Sela.

    Sela: në zgjedhje u përballëm me VMRO-në!

    Sela, u shpreh se Fronti Europian edhe sot në zgjedhje u përballë me VMRO-DPMNE-në.

    “Fronti Europian në zgjedhje u përballë me VMRO-DPMNE-në, kjo është e vërteta. Tani për argatllëkun që i bëri VLENI, Lëvizja Besa me ato eksponentët tjerë që i bëri VMRO-së dhe LSDM-së në mënyrë që të bie dhe Fronti Europian të mos jetë partia e dytë në nivel shteti ia përsëriti edhe zgjedhjet në Llërcë. Kjo është, edhe sot ne u përballëm me VMRO-DPMNE-në, me kampusin politik maqedonas. Po flas për 6 – 7 vendvotime në zonën 5 dhe përsëri e fituam këtë betejë”, u shpreh Sela.

    Sela: nuk ka përfunduar rivotimi por nuk mbaruar cirku që u përgatit

    “Nuk ka përfunduar rivotimi por nuk mbaruar cirku që u përgatit realisht, gjatë kësaj periudhe me ripërsëritjen e zgjedhjeve…Imagjinoni dot tani, nga gjithë njësia numër 6 nga Zajazi e deri Osllomeja e deri në Jogunovcë atje, i vetmi vendvotim ku paska pasur parregullsi qenka vendlindja e Bilall Kasamit dhe Adnan Azizit”, shtoi Sela.

    Nëse VMRO-ja bën qeveri pa shqiptarët, a do ta kundërshtonte VLEN-i?

    Ziadin Sela pyeti nëse koalicioni VLEN do ta kundërshtonte një Qeveri ku nuk marrin pjesë shqiptarët, që hipotetikisht, Sela tha sikur VMRO të formonte qeveri vetëm me Levicën dhe ZNAM, pa Frontin Europian ose VLEN-in, si do të vepronte kjo e fundit.

    “Në të ardhmen VMRO-ja, hipotetikisht po them, në qoftë se merr 61 deputetë ose bashkë me Levicën dhe ZNAM-in e bën qeverinë, se kjo është rruga ku ka hyrë VLEN-i. A ka mundësi t’i pyesni publikisht ose në studio kur të vijnë, çfarë mendojnë nëse VMRO-ja bën qeveri pa VLEN-in dhe Frontin. Numrat janë, a e kundërshtojnë këtë ide?”, tha Sela më tej.

    Ai që fiton zgjedhjet merr të drejtën për të përfaqësuar të gjithë qytetarët”

    Sela tha se fituesi i zgjedhjeve merr të drejtën legjitime për t’i përfaqësuar të gjithë qytetarët, përfshirë edhe ata që nuk e kanë votuar.

    Sela shtoi se nuk mund të thirresh në shtet unitar dhe të shkelësh vullnetin e 30% të shqiptarëve.

    “Ti nuk mund të jesh për të ruajtur karakterin unitar të shtetit dhe të njëtën kohë, t’i japësh të drejtën vetes që të shkelësh mbi vullnetin e mbi 30 për qind e numrit të përgjithshëm të popullatës shqiptare që është në vend… Ai që fiton zgjedhjet merr të drejtën që të jetë përfaqësuar legjitim i edhe atyre që nuk e kanë votuar atë”, deklaroi ndër të tjera Sela. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shenjat që tregojnë se jeni mbipeshë

    Lajmi i rradhës

    “Korrupsioni “pret” pyjet në Maqedoninë e Veriut”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë