Qeveria ende nuk ka marrë vendim për shpërbërjen e Këshillit të Komunës së Tetovës

    Akoma nuk ka vendim zyrtar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut për shpërbërjen e Këshillit komunal në Tetovë. Nga Qeveria thonë se shkresa e Komunës së Tetovës është në procedurë të mëtutjeshme qeveritare dhe se kjo çështje nuk është diskutuar në seancë, njofton Nistori.

    “Shkresa nga Komuna e Tetovës i është dorëzuar Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, e cila në procedurë të mëtutjeshme në afatin e përcaktuar ligjor e ka njoftuar apo është dorëzuar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim, duam të konfirmojmë se letra është në procedurë qeveritare, por deri më tani kjo çështje nuk është diskutuar në seancë.” – thonë zyrtarisht nga Qeveria.

    Nga Qeveria thonë se, menjëherë pas përfundimit të procedurave të nevojshme dhe konkluzioneve apo vendimeve të miratuara, opinioni do të informohet në kohën e duhur.

    Qeveria e ka “aminin” e fundit për shpërbërjen e Këshillit komunal në Tetovë
    28 prill 2022

    Ministria e Vetëqeverisjes Lokale duhet të vendos për procedimin e mëtutjeshëm se çka me Këshillin komunal të Tetovës, ku më pas njoftimit të ministrisë deri te Qeveria, kjo e fundit obligohet të vendosë për shpërndarjen e Këshillit komunal, ndërkaq zgjedhjet e reja të shpallen në përputhje me Kodin Zgjedhor, në gjysmën e dytë të muajit tetor brenda këtij viti, shkruan Nistori.

    “Në bazë të zhvillimeve të fundit, veçanërisht pas situatës me llogarinë përfundimtare, unë veçmë e kam informuar ministrin e pushtetit lokal dhe ata janë përgjegjës për procedimin e mëtutjeshëm dhe vendimet çka me Këshillin komunal të Tetovës.” – deklaroi sot Kasami para mediumeve.

    A duhet të shkohet në zgjedhje për Këshill?

    “Qytetarët në përgjithësi janë të lodhur nga zgjedhjet e parakohshme, veçanërisht tetovarët. Por, në këtë rast nëse dikush dëshiron të bëjë politikë aty nuk bëhet politikë, duke refuzuar llogarinë përfundimtare çdokush duhet të mbajë përgjegjësi si këshilltar.” – potencoi Kasami.

    “Ne duhet të presim vendimin e institucionit se çka do të ndodh me këtë këshill. Pastaj nëse vendosin institucionet konform ligjit se, duhet të shkohet në zgjedhje të reja. Konform rezultatit – zgjedhjeve të reja, ne do të përgjigjemi.” – shtoi kryetari i komunës së Tetovës.

    Sipas afatit ligjor, llogaria përfundimtare për buxhetin e vitit 2021 duhej të miratohej më 31 mars 2022, por komuna ka shkelur këtë afat. Arsyeja, sipas Kasamit është se në seancën paraprake është refuzuar nga këshilltarët që mos të futet si pikë e rendit të ditës.

    Neni 75
    Kushtet për shpërndarje të këshillit
    Këshilli shpërndahet nëse:….

    4). Nuk e miraton buxhetin dhe llogarinë përfundimtare të buxhetit deri në 31
    mars të vitit vijues.

    Neni 76
    Procedura e shpërndarjes së këshillit

    (1)Minsitria kompetente për kryerjen e punëve nga lëmia e vetëqeverisjes lokale, në
    afat prej shtatë ditësh nga dita e pranimit të njoftimit nga neni 75 paragrafi (2) i këtij
    ligji, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do t’i paraqes propozim për shpërndarjen
    e këshillit.
    (2) Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në afat prej një muaj nga dita e pranimit të
    propozimit nga paragrafi (1) të këtij neni do të sjell vendim për shpërndarjen e
    këshillit sipas fuqisë ligjore, të cilin e shpall në “Gazetën Zyrtare të Republikës së
    Maqedonisë”.
    (3) Për periudhën e mbetur zgjedhore do të shpallen zgjedhje të reja për këshill në
    përputhje me Ligjin për zgjedhje lokale.
    (4) Zgjedhjet nga paragrafi (3) të këtij neni nuk do të mbahen nëse deri te periudha e
    re zgjedhore ka më pak së gjashtë muaj.

    Arsyeja pse nuk u votua llogaria përfundimtare?

    Kryetari Kasami tha se duhet pyetur këshilltarët për mosvotimin e llogarisë. Hamdi Sulemani nga Lista e pavarur “Më mirë për Tetovën” thotë se raporti vjetor ishte i vitit 2021 dhe sipas tyre nuk kanë toleruar me lehtësi të amnistohet menaxhmenti i kaluar.

    Në seancen e 9-të (7 prill 2022, pas afatit ligjor 31 mars), këshilltarët e BDI-së votuan PËR, ndërsa MMPT, Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe VMRO-DPMNE votuan TË PËRMBAJTUR.

    Sipas Sulemanit kryetari Bilall Kasami me këtë veprim jep dritë jeshile për një debat të radhës që do t’i kushtojë me zgjedhje të parakohshme për Këshillin.

    Ndryshe, dje u ndërpre seanca e Këshillit të Komunës së Tetovë për shkak se shumica nuk votoi rendin e ditës. “Mollë sherri” është bërë rruga “Strasho Pinxhur”. Këshilltarët e listës së pavarur “Më mirë për Tetovën” kërkuan që si pikë e parë në rend të ditës të vendoset diskutimi për punimet në këtë rrugë, gjegjësisht prerja e drunjve nga ana e komunës, veprim i cili u kundërshtua nga Lista. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    ME SHQIPTARË NË PUSHTET! VMRO “kopjon” recetën e LSDM-së

    Lajmi i rradhës

    Kundërspin: Rusia ndërhyn në punët e brendshme të Ukrainës, pavarësisht pretendimeve të Bazdnikin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë