Sela: VMRO DPMNE-ja po bën majorizimin më të ligë që ka ndodhur ndonjëherë

    Kryetari i ASh-së, Ziadin Sela në tubimin përmbyllës në Tetovë në zgjedhjet parlamentare 2024 / Fotografia: Emir Hamzi

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në Klan Debat foli për çështjen e majorizimit politik në Maqedoninë e Veriut, ku duke iu referuar Marrëveshjeve të Ohrit dhe Prespës, të cilat kanë qenë pjesë e diskutimeve politike, Sela ka theksuar se po bëhet padrejtësi në lidhje me mbivotimin dhe pengimin e bashkësive tjera ndëretnike, përcjell Nistori.

    Sipas Selës, forma e badenterit në parlament ka adresuar disa nga këto shqetësime, por ka ende punë për të bërë për të rregulluar majorizimin që po ndodh në masë.

    “Janë disa marrëveshje që janë nënshkruar, si Marrëveshja e Ohrit dhe Prespës, ku ata kanë qenë pjesë e atyre marrëveshjeve. Një ndër temat kryesore që është dikutuar ka qenë majorizimi, pengimi i mbivotimit që u ndodh bashkësive tjera ndëretinke, e rregulluar me formën e badenterit në parlament, por ka ngel pa rregulluar me ligj kjo formë tjetër e majorizimit që po ndodh në masë. Po mbivotohen 30 për qind të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duhet që ta rregullojmë edhe këtë fazën tjetër. Çfarë ndodhi tani me mbivotimin që po ja bën tani në rastin konkret blloku maqedonas, që morri shumicën VMRO DPMNE-ja. Në ndërkoh që shqiptarët janë deklaruar se kush janë shumica e tyre dhe këto ngelën të pa trajtuara, ky është majorizim, dhe nuk ka vesh kush t’i dëgjojë, ky është majorizimi më i keq dhe më i ligu që ka ndodhur, duke e krahasuar edhe me të kaluarën”, tha Sela.

    Sela: ministritë që po udhëhiqen nga shqiptarët janë zhveshur nga kompetencat, kjo vetëm po na dobëson si popull

    Sela ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me zhvillimet e fundit në skenën politike. Sela ka theksuar se ministritë që pritet të marrë VLEN-i janë duke u zhveshur nga kompetencat e tyre, duke i lënë ato pa pushtetin e duhur për të vepruar efektivisht.

    Ai shtoi se kjo situatë nuk është në favor të shqiptarëve, veçanërisht kur resurset do të udhëhiqen nga shqiptarët por pa kompetencat e nevojshme, dhe kritikoi bashkimin e aktorëve politikë jo për ide dhe program, por vetëm për pushtet.

    “Unë po shof që po zhvishen nga kompetencat këto ministri që përflitet që do t’i marri VLEN-i, dhe që do të përfundojnë me ministri që nuk kanë pushtet. Unë nuk them që na konvenon neve kjo, kur do të kesh resorse që do të udhëhiqen nga shqiptarët por që janë të zhveshura nga kompetencat, kjo i dobëson shqiptarët, prandaj unë mendoj se duhet të jemi më të vetëdijshëm për momentumin politik, dhe nuk duhet ta aplaudojmë këtë fakt. Pastaj cili është precidenti që po krijohet nga një klasë me aktorë politik që janë bërë bashk jo për ide dhe program, por janë bërë bashkë vetëm për pushtet. Në qoftë se shkohet me këto inate politike, dhe ja nga dashuria ndaj popullit atëher krijohet një lojë e tillë që nuk është e drejtë”, shtoi Sela.

    Sela hodhi poshtë spekulimet për ndarje brenda Frontit Europian. Duke u shprehur me vendosmëri, Sela theksoi besnikërinë e tij ndaj premtimit për këtë bashkëpunim politik.

    Sela shtoi se pavarësisht nga natyra e ndryshme e partive që formojnë frontin, qëllimi i përbashkët mbetet të arrihet progresi dhe të përshpejtohen ndryshimet kushtetuese. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rritet numri i fëmijëve të regjistruar në arsimin parashkollor në RMV

    Lajmi i rradhës

    Turneu më i madh i futbollit në Europë fillon këtë javë dhe është i paparashikueshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë