Selami: Problemi i ikjes së rinisë paraqet problem serioz

    Përfaqësuesi i Shoqërisë Civile, Agim Selami në kuadër të emisionit të sontëm “Rruga drejt”, theksoi problemin e ikjes së trurit si çështje shumë serioze. Sipas tij, 10 për qind e të rinjve të moshës 15 deri 29 vjeç nuk janë më rezident në shtetin tonë, shndërruar në shifra, kjo nënkupton se diku rreth 52 mijë të rinj nuk jetojnë më në Maqedoninë e Veriut, përcjell Nistori.

    “Çështja e të dhënave empirike sa i përket se sa njerëz e kanë lëshuar vendin, gjithashtu është e koklavitur, sepse Enti i Statistikës del me shifra që janë largu diku 300 mijë persona, Banka Botërore thotë se janë larguar 500 mijë persona dhe në vitin 2019 Komisioni Evropian thotë se shifra e tillë është diku 600 mijë persona. Pra kjo mungesë e studimeve të besueshme empirike e pamundëson edhe më tej qasjen serioze ndaj institucioneve të shtetit për sa i përket parandalimit të ikjes së trurit…10 për qind e të rinjve të moshës 15 deri 29 vjeç nuk janë më rezident në shtetin tonë dhe në shifra konkrete diku 52 mijë të rinj nuk jetojnë më në Maqedoninë e Veriut, në anën tjetër numri i banorëve mbi 60 vjet, krahasuar me regjistrimin e vitit 2002 dhe regjistrimin e vitit 2022 shënon ngritje të madhe. Pra në vitin 2002 persona të moshës mbi 60 vjeç kanë qenë diku 140 mijë, ndërsa në regjistrimin e fundit të vitit 2022 kemi 270 mijë persona të moshës mbi 60 vjet”, tha Agim Selami, përfaqësues i Shoqërisë Civile.

    Bela: Trendi i migrimit të të rinjve është fatal për vendin tonë

    Trendi statistikor i largimit të të rinjve ka të bëjë me procesin e globalizimit, i cili e mundëson lëvizjen e lirë të mallrave, të njerëzve dhe të fuqisë punëtore për ti plotësuar kërkesat e industrisë në vendet e zhvilluara evropiane, kështu vlerëson profesori Bujamin Bela. Sipas tij kjo paraqet një humbje të madhe për shoqërinë tonë

    “Trendi i largimit ka filluar që nga vitet e 90-ta, që nga koha e ish-Jugosllavisë e deri tek liberalizimi i vizave që është një lloj përkrahjeje i kësaj lëvizjeje dhe migrimit. Por tash shihet se ky lloj i migrimit është në thojza fatal për shoqërin tonë, sepse veçmë nuk ka dallime etnike, gjinore, regjionale, por është një trend ku me të vërtet po humbim pjesën më vitale të shoqërisë dhe investimin më të madh të cilën e bëjmë neve si shoqëri, si shtet, si institucione. Shohim se ka një lloj të paraqitjes së intencës, të vazhdimësisë së migrimit, duke na u paraqit mungesa nëpër sektorë, nëpër institucione… Kjo me të vërtet për ne si shoqëri është një humbje e madhe”, deklaroi Bujamin Bela, profesor.

    Selami: Në 20 vitet e fundit kemi një shifër qindra-mijëshe të të larguarve jashtë vendit

    Migracioni është një fenomen që nuk prek vetëm Republikën e Maqedonisë së Veriut por edhe vendet tjera të rajonit, kështu u shpreh zëvendësdrejtori i Entit të Statistikave, Ilmi Selami. Sipas tij nevoja për forcë punëtore në vendet e zhvilluara perëndimore një nga shkaqet për zbrazjen e popullsisë. Selami madje theksoi se për 20 vitet e fundit qindra-mijëra të rinj janë larguar nga vendi.

    “Nuk është vetëm largimi i të rinjve, flasim për migracion i cili kohëve të fundit ka marrë hov dhe duhet parë fotografinë e madhe, dhe në këtë fotografi të madhe nuk është vetëm Republika e Maqedonisë së Veriut por janë të gjitha shtetet e rajonit të Ballkanit dhe më gjerë por dhe shtetet e tjera. Me rritjen e industrializimit, me rritjen e rritjes ekonomike të shteteve perëndimore ritet njëkohësisht edhe nevoja për forcë punëtore dhe në këtë drejtim do të thotë vendet sikur Republika e Maqedonisë së Veriut, vendet fqinje të rajonit shënojnë një zbrazje të popullsisë dhe thash jo vetëm të të rinjve por kryesisht janë të rinjtë ata të cilët janë lokomotiva edhe e popullsisë tjetër mandej siç janë familjet, prindërit e kështu me radhë në vendet ku atje shkojnë dhe punojnë”, deklaroi Ilmi Selami, zëvendësdrejtor i Entit të Statistikave. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Opozita maqedonase ‘feston’ refuzimin e propozimit francez

    Lajmi i rradhës

    Premtimi për qytet të pastruar nga mbeturinat nuk shihet në terren: Shkup, deponi e madhe do jesh ti! (Foto)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë