Pas dështimit në shtator 2024 të blerjes së Stopanska Banka-Manastir nga ana e Bankës Komerciale, apo një nga tre bankat më të mëdha në Maqedoni, tani gjasat janë të mëdha që ajo të bëhet me pronar të ri. Tani pritet të shohim nëse Stopanska Banka Manastir do të ketë një pronar tjetër.
Stopanska Banka e Manastirit ka emetuar 390.977 aksione të zakonshme. Kjo do të thotë se Alta Group do të investonte rreth 24 milionë euro në blerjen e saj. Në Serbi, fokusi i aktivitetit të huadhënies së saj është i drejtuar drejt sektorit të korporatave. Alta Banka e mbylli vitin e kaluar me një fitim operativ prej 20 milionë eurosh dhe një fitim neto prej 16.2 milionë eurosh. Së fundmi grupi serb “Alta Group” i ka paraqitur Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës në Maqedoni një njoftim për përqendrim, nëpërmjet të cilit dëshiron të fitojë kontrollin mbi “Stopanska Banka” Manastir.
“Për qëllime të vlerësimit të përqendrimit në fjalë, pala njoftuese propozon që tregu përkatës i produktit të përcaktohet si tregu për ofrimin e shërbimeve bankare, dhe tregu përkatës gjeografik të përcaktohet si territori i Maqedonisë. Bazuar në shqyrtimin paraprak, Komisioni përcaktoi se përqendrimi në fjalë mund të bie nën dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës. Megjithatë, vendimi përfundimtar për këtë çështje rezervohet”, njoftoi Komisioni i Prokurimit Publik.
Prandaj, ata ftojnë palët e treta të interesuara të paraqesin vërejtjet dhe pikëpamjet e tyre mbi këtë përqendrim në Komision. Stopanska Banka Manastir, vitin e kaluar kishin një fitim prej 2.6 milionë eurosh, që është në kontrast me vitin 2023 kur u regjistrua një humbje prej rreth tre milionë eurosh. Asetet totale të bankës së Manastirit janë 178.7 milionë euro. Në vitin 2024, fitimi neto i Alta Bank arriti në gati 13 milionë euro. Ndërkohë, një vit më parë, në vitin 2023, Alta Banka arriti një fitim neto prej 9.4 milionë eurosh, që do të thotë se vitin e kaluar banka pati një rritje serioze të fitimit krahasuar me vitin 2023.
Blerja e fundit në skenën bankare vendase ndodhi në vitin 2019 kur Grupi Sparkasse mori përsipër 91.57 për qind të “Ohridska Banka” me pronësi franceze, duke paguar 48 milionë euro për të. Bashkimi i fundit i madh në sektorin bankar maqedonas u zyrtarizua në vitin 2019, kur “Staermerkische Bank dhe Sparkasse AG” (Sparkasse Bank) blenë “Ohridska Banka” nga “Societe Generale”. Në atë kohë, Sparkasse Banka u bë grupi i katërt më i madh bankar në Maqedoni. Gjashtë vite më parë, apo në vitin 2019, nëpërmjet Bursës së Maqedonisë, Banka Komerciale njoftoi se po shqyrtonte mundësinë e blerjes së aksioneve të emetuara nga Eurostandard Banka, prandaj u kontaktua menaxhmenti i bankës për një shkëmbim fillestar informacioni. Megjithatë, siç dihet tashmë, problemet dolën shpejt në sipërfaqe në Eurostandard Bank, e cila përfundimisht u mbyll nga Banka Kombëtare.
Që nga viti 2004, numri i bankave në Maqedoni është ulur nga 21 në 13 banka, sa ka aktualisht. Disa nga bankat u mbyllën, dhe disa u blenë ose u bashkuan me banka më të mëdha. Njëherësh në shtator të vitit 2024, Banka Komerciale nuk përfundoi blerjen e Stopanska Banka Manastir, pasi oferta për blerje nuk u pranua nga një numër i mjaftueshëm aksionarësh të bankës së Manastirit. Më 26 gusht, Banka Komerciale njoftoi zyrtarisht ofertën dhe prospektin për blerjen e Stopanska Banka Manastir , duke ofruar një çmim prej 3.200 denarë për aksion ose rreth 20.34 milionë euro për të gjitha aksionet.Siç njoftoi Banka Komerciale përmes Bursës së Maqedonisë, oferta për blerje u pranua nga 149 pronarë të aksioneve të zakonshme me të drejtë vote, të cilët zotërojnë gjithsej 176.154 aksione të zakonshme, ose 45.0548 për qind të të gjitha aksioneve me të drejtë vote të emetuara nga Stopanska Banka Manastir. Që oferta të ishte e suksesshme, kërkohej një minimum prej 67 për qind plus një aksion, që është një prag relativisht i lartë.
Aksionari më i madh në Stopanska Banka Manastir është Kompania e Prodhimit dhe Tregtisë Pelisterka SHA Shkup, e cila zotëron 16.99 të aksioneve të bankës. Ishte kjo kompani dhe dy aksionarë të tjerë me një pjesëmarrje prej 7-8 për qind që ishin kundër shitjes së bankës për një çmim prej 3.200 denarë për aksion. Ndër dhjetë aksionarët më të mëdhenj janë personat juridikë Pelisterka me 16.99%, DPTUU Timoh SHPK Shkup me 4.86%, Orka Holding e biznesmenit Orce Kamçev me 4.68% , e ndjekur nga NETELECTRONICS Vladimir SHPKNJP me një pjesëmarrje prej 4.15%, Shoqëria Aksionare Skopski Pazar me 4.10 për qind, DGTU “Best Way Investment” me një pjesëmarrje prej 3.67%, si dhe disa individë. /Koha/