Prej ditësh deponia e Bukovës po përhap tym dhe erë të keqe

    Tymi i dendur dhe era e keqe që përhapet prej ditësh nga deponia e Bukovës, ku Ohri i bart mbeturinat, e ndjejnë edhe banorët e Ohrit. Këtu hidhen deri në 90 tonë mbeturina të ndryshme çdo ditë.

    Ambientalistët kanë paralajmëruar prej vitesh se ajri i ndotur po helmon jo vetëm banorët e Ohrit, por se edhe Bukova, e cila ndodhet në rrugën ndërmjet Ohrit dhe Resnjës, është rrezik edhe për Prespën.
    “Rreziku më i madh janë gazrat kancerogjene, veçanërisht dioksina, si dhe grimcat e ngurta me përmasa më të vogla se 10 mikron. Këto gaze toksike formohen nga djegia e plastikës dhe drurit të përpunuar, kryesisht mobileve të vjetra, elementeve të drurit të ngjyrosur.

    Gazet toksike nuk na kanë helmuar për gati tre vjet dhe nëse kjo situatë vazhdon do të bëhet alarmante sepse këto gazra quhen edhe vrasës të heshtur”, deklaroi Gjoko Zoroski, ambientalist.

    Zoroski apelon që të përshpejtohet procedura dhe të ndërtohet deponia rajonale në Novac, Manastir ndërsa Bukova të mbyllet. Kryetari i komunës së Ohrit, Kiril Pecakov, thotë se edhe pse është vendosur shërbimi 24-orësh i sigurimit, nuk mund të parandalohen të gjitha hyrjet e paligjshme të njerëzve që grumbullojnë plastikë apo skrap.

    “E kërcënojnë punonjësin, vijnë në numër më të madh, nuk mund ta parandalojë i vetëm. Kur marrin vesh se është denoncuar në polici tërhiqen. E djegin deponinë, që hekuri dhe bakri të dalin më shpejt në sipërfaqe dhe kështu e shesin. Pra, është faktor njerëzor, nuk është ndonjë problem tjetër”, tha Kiril Pecakov – Kryetar i Komunës së Ohrit.

    Pecakov thotë se me grante nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është në proces themelimi i një ndërmarrje publike rajonale për ndërtimin e stacionit rajonal për përpunimin e mbeturinave. Por që kjo të ndodhë do të kalojë shumë kohë dhe deri atëherë qytetarët e Ohrit dhe turistët do ta thithin tymin nga deponia. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Bekteshi: Borxhin e BEG-ut ndaj shtetit do ta paguajë vetë kompania

    Lajmi i rradhës

    Stomatologët protestojnë përpara Ministrisë së Shëndetësisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë