Serbia ndalon importin e grurit, miellit për Maqedoninë e Veriut?

    MINISTRAT E BUJQËSISË TË RAJONIT ZOTOHEN PËR STABILITETIN E FURNIZIMIT ME PRODUKTE USHQIMORE

    Serbia ka ndaluar importin e grurit, miellit, misrit dhe vajit ushqimor. Siç thuhet ndalesat që kanë të bëjnë me importin e prodhimeve bujqësore janë vënë për shkak se Serbia të hënën ishte përballur me kërkesa, sic thuhet, të nivelit historik për importin e grurit.

    ALEKSANDAR VUÇIQ – PRESIDENT I SERBISË

    “Brenda një dite kemi patur kërkesa për një të katërtën e rezervave tona. Aq është kërkesa e madhe për drithin në rajon, cmimet kanë shkuar në qiell, të gjithë duan të sigurojnë bukën për qytetarët e tyre. Për këtë shkak e kemi miratuar këtë vendim. Cdo ditë duhet të masim që të mos shqetësohemi asnjë sekondë nëse kemi mjaft për popullatën por edhe për fqinjtë. Ne të kemi, kurse të mos kenë në Shkup, Podgoricë dhe Bjelinë – nuk ka kuptim. JemisistemIlidhur”  

    Në këtë linjë, me nismë të Ministrit të Bujqësisë, Lupço Nikolovski është mbajtur takimi online me përfaqësues nga Ministritë e Bujqësisë të Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës, ku është biseduar për luftën në Ukrainë dhe ndikimet potenciale në sektorin bujqësor të këtyre vendeve, situatën me tregjet dhe furnizimet me ushqime.

    LUPÇONIKOLOVSKI – MINISTËR I BUJQËSISË

    “Konkluizioni i përbashkët është se qytetarët e RMV-së si dhe të Rajonit nuk duhet të shqetësohen. 

    Ministrat e rajonit janë pajtuar se bashkëpunimi midis vendeve duhet të jetë efikas dhe funksional, kurse qytetarët e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë të qetë për shkak se jemi duke punuar bashkë për të mbajtur stabile furnizimin me ushqime”

    Nga Ministria e Bujqësisë thonë se për momentin vendi ynë është i furnizuar me sasi të mjaftueshme të ushqimeve, kurse është bërë thirrje që të mbahen të hapura kanelet për komunikim midis vendeve të rajonit për nevojat për prodhime primare bujqësore dhe të produkteve ushqimore. /KlanMacedonia/

    Lajmi Paraprak

    Punë të pakryera dhe regjistrim jo në kohë i blerjeve, janë disa nga parregullsitë e gjetura IShT

    Lajmi i rradhës

    Shqiptohen tre gjoba për pastërti publike në territorin e Shkupit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë