Punë të pakryera dhe regjistrim jo në kohë i blerjeve, janë disa nga parregullsitë e gjetura IShT

    Enti Shtetëror i Revizionit ka kryer kontrolle te Inspektorati Shtetëror i Tregut, duke regjistruar edhe disa parregullsi, për çka ka paraqitur edhe disa rekomandime.

    “Mungesa e procedurave të shkruara për sistemin e kontrolleve të brendshme në procesin e prokurimit dhe pagesave, moskryerja e detyrave të punës nga të punësuarit në masën dhe mënyrën e përcaktuar me aktet e sistematizimit, procedurat për PP janë zbatuar vetëm nga personi i angazhuar me kontratë, ndërsa për disa blerje nuk janë zbatuar procedurat”, deklarojnë nga Enti Shtetëror i Revizionit.

    Revizioni gjithashtu theksoi që ka pasur evidentim të kontabilitetit jo në kohë i mjeteve të reja të blera dhe dobësi gjatë kryerjes së regjistrimit, për çka edhe rekomandoi evidentimin në kohë i mjeteve të blera dhe kryerja e regjistrimit në përputhje me ligjin.

    “Rekomandohet për përgatitjen e procedurave të shkruara për lëvizjen e dokumentacionit financiar dhe verifikimin e dokumenteve të kontabilitetit për prokurimin e kryer të mallrave dhe shërbimeve, kryerja e detyrave të punës nga të punësuarit në sektorët në masën dhe mënyrën përcaktuar me aktet e sistematizimit”, deklarojnë nga Enti.

    Lajmi Paraprak

    “Nxënësët me maska në shkollë” – prindërit e quajnë vendimin të turpshëm!

    Lajmi i rradhës

    Serbia ndalon importin e grurit, miellit për Maqedoninë e Veriut?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë