Sërbov: “Ballkani i Hapur” quhet “Europa e dytë”, për fat të keq kemi kohë që luftojmë për të hyrë në “Europën e parë”

    Analistët Nikolla Srbov dhe Ivo Rangjeloviq për TV21 debatuan për temën aktuale “Ballkani i Hapur” dhe samiti që po zhvillohet në Ohër.

    Sërbov tha se askush nuk do ta kundërshtonte një ide të tillë, por se ky është një lloj shpërblimi ngushëllues për pamundësinë e vendeve për t’u anëtarësuar në BE.

    “Një Ballkan i hapur quhet ‘Evropa e dytë’ ose mini Shengen. Fatkeqësisht, ne kemi luftuar prej kohësh, prej 10 vitesh, për të hyrë në “Evropën e parë” atë të vërtetën. Nuk mendoj se dikush do të kundërshtonte një ide si kjo, në mënyrë që vendet të mund të bashkëpunojnë më lehtë në çfarëdo mënyre,” tha Sërbov.

    Kam frikë se “Ballkani i Hapur” mund të jetë destinacioni ynë përfundimtar për në BE

    Sërbov tha se frika e tij e vetme është se ky nuk është “maksimumi” për Maqedoninë në integrimin në BE.

    “Kam frikë se nuk do të mbetemi në këtë rreth vicioz dhe se ‘Ballkani i Hapur’ mund të jetë destinacioni ynë përfundimtar drejt BE-së,” tha Sërbov. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Iseni: Biznesi në Maqedoni ka mungesë të çdo lloji të fuqisë punëtore

    Lajmi i rradhës

    Plus apo minus? Kosova jashtë “Ballkanit të Hapur”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë