Iseni: Biznesi në Maqedoni ka mungesë të çdo lloji të fuqisë punëtore

    Driton Iseni

    Drilon Iseni, ekspert i zhvillimit të tregut të punës në “200” në Alsat, ka treguar se a mund të funksionojnë një shoqëri, një ekonomi me rreth 30 për qind të popullsisë me shkollë fillore, përcjell Nistori.

    “Maqedonia është nga vendet e rralla që nuk ka pasur strategji për zhvillim, dhe tani pas tri dekadash si shtet, ka filluar dizajnimi i një strategjie zhvillimore 20 vjeçare, dhe e gjithë kjo ka rezultuar faktikisht të kemi një situatë shumë problematike sot, edhe për ekonominë, edhe në aspektin e vjetërsimit të fuqisë punëtore, edhe në aspekt të fuqisë konsumatorit apo fuqisë blerës.” – deklaron Iseni.

    Sipas tij, komuniteti i biznesit sot ka mungesë të çdo lloji të fuqisë punëtore, nuk flasim vetëm për atë që është me kualifikim akademik, por mungesë të madhe ka edhe prezenca e profesionistëve me shkolla profesionale. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Cigarja” poezia prekëse e Fadil Krajas kushtuar nënës

    Lajmi i rradhës

    Sërbov: “Ballkani i Hapur” quhet “Europa e dytë”, për fat të keq kemi kohë që luftojmë për të hyrë në “Europën e parë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë