Sërish aktivizohet skandali me “Dhoma publike”, hapet për herë të tretë grupi në Telegram

    Në rrjetin social Telegram është hapur sërish grupi i ri “Dhoma publike” në të cilin shpërndahen fotografi, profile nga rrjetet sociale, të dhëna personale, adresa dhe numra të vajzave nga Maqedonia.

    Grupi për një ditë ka mbledhur 219 anëtarë, dhe deri më tani janë shpërndarë 61 foto dhe 14 video.

    Skandali me “Dhoma publike” u zbulua vitin e kaluar kur fotografitë dhe videot e vajzave, disa prej tyre edhe të mitura, u shpërndanë në rrjetin social Telegram, përcjell Nistori.

    Grupi u mbyll atëherë, por një grup i ri u rihap në janar të këtij viti. Prokuroria Publike në muajin prill pas reagimeve të ashpra të opinionit ka ngritur aktakuzë kundër dy personave të moshës 32 dhe 21 vjeçare, të cilët akuzohen për veprën penale – Prodhim dhe shpërndarja e pornografisë për fëmijë.

    Nga Gjykata Themelore Penale – Shkup shkurtimisht për Telma, përcjell Nistori, janë përgjigjur se nesër vazhdon gjykimi për rastin “Dhoma Publike” ndaj dy të akuzuarve. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Hodai: Largimin e të rinjve nga RMV-ja do ta vlerësoja si veprim të një frikacaku

    Lajmi i rradhës

    A do të jetë Mariçiqi pjesë e qeverisë së Kovaçevskit?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë