Server kërkon prova se Grenell paguhet nga Serbia për lobim | “Do t’i dërgoj në Departament të Drejtësisë”

    Analisti amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka reaguar ndaj deklaratës së analistit politik në Serbi, Dushan Janjiq, i cili ka thënë se Serbia e paguan nga 100 mijë dollarë në muaj Richard Grenellin.

    Pretendimet e analistit serb se ish i dërguari special për dialogun Kosova-Serbi nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, Richard Grenell mbron interesat e Serbisë dhe për këtë ai paguhet 100 mijë dollarë në muaj nga shteti serb, i ka hedhur poshtë vetë diplomati amerikan.

    Ndërkohë, ndaj këtyre pretendimeve të analistit serb, ka reaguar analisti amerikan dhe profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, i cili ka kërkuar dëshmi për pretendimet e analistit serb.

    “Më dërgoni prova dokumentuese që kjo është e vërtetë dhe unë do t’ia dorëzoj personalisht Departamentit të Drejtësisë”, shkroi Serwer në Twitter.

    Grenell i ka quajtur të pavërteta deklarimet e analistit serb Dushan Janjiq, i cili tha se Vuçiq e paguan 100 mijë dollarë në muaj për lobim.

    Ai këto pretendime i ka quajtur të rreme.

    Ndërkaq, Janjiq në një emision televiziv, tha se nuk e di pse Serbia e paguan Grenellin, kur Trump nuk është më në pushtet.

    “Ne madje e paguajmë edhe Grenellin nga 100 mijë dollarë në muaj, nuk e di pse, kur shefi i tij nuk është në pushtet. Lobimi është në mënyrë të çuditshme i organizuar, për fat të keq, askush nuk ka bërë asgjë lidhur me këtë, nga Millosheviqi e deri më sot, janë kornizat e njëjta dhe pothuajse të njëjtat agjenci. Nuk kemi lobim serioz në raport me kompanitë, që të vijnë dhe të bëjnë diçka”, tha Janjiq”, ka deklaruar Janjiq. 

    Lajmi Paraprak

    A do të bisedohet për dorëheqjen e Zaevit në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së?!

    Lajmi i rradhës

    “Kam një lajm të keq për Bashën” | Berisha: Gati Kuvendi Kombëtar, nesër dorëzohen 4200 firma në PD

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë