Serwer: Kurti po përpiqet ta ruajë sovranitetin e Kosovës, Vuçiq dëshiron edhe një “Republika Srpska”

    Profesori i Universitetit Johns Hopkins,  Daniel Serwer, ka folur për gjendjen aktuale në veri të Kosovës dhe qëllimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq që ta mbajë kontrollin mbi veriun e Kosovës.

    Analisti amerikan dhe njohësi i rrethanave të Ballkanit, Serwer, në një intervistë për “N1” tha se Albin Kurti po përpiqet kur të vendosë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, që natyrisht është obligim i tij kushtetues.

    Ndërsa për Vuçiqin thotë se me destabilizimin e situatës në veri të Kosovës qëllimi i tij [Vuçiqit] dhe i politikës së tij është të ketë një tjetër ‘Republika Srpska’ në Ballkan, që i gjithë rajoni të jetë gjithmonë në prag të destabilizimit.

    “Por, Vuçiq është serioz për Serbinë e Madhe, atë që ai e quan bota serbe, dhe është i vendosur të mbajë kontrollin mbi Kosovën veriore”.

    I pyetur se pse po ndodh në këtë moment kjo valë e re tensionesh në veri të Kosovës dhe nëse kjo po ndodhë për shkak se një marrëveshje është shumë afër dhe dikush nuk dëshiron që ajo marrëveshje të arrihet apo të nënshkruhet, Serwer thotë se nuk beson se jemi afër një marrëveshjeje dhe nuk dëshiron të merr një qasje që fajëson njërën palë.

    “Mendoj se ajo që po ndodh është se Serbia definitivisht ka vendosur të vazhdojë kontrollin e saj mbi veriun e Kosovës, pavarësisht kostos. Kjo është ajo. Dhe Kurti i kundërshton. Duke i kundërshtuar jo vetëm me mjeshtëri, por duke u përpjekur të vendosë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, që natyrisht është obligim i tij kushtetues. Por, Vuçiq është serioz për Serbinë e Madhe, atë që ai e quan bota serbe, dhe është i vendosur të mbajë kontrollin mbi Kosovën veriore”.

    Serwer thotë se me destabilizimin e situatës në veri të Kosovës qëllimi i Vuçiqit dhe i politikës së tij është të ketë një tjetër ‘Republika Srpska’ në Ballkan, që i gjithë rajoni të jetë gjithmonë në prag të destabilizimit?

    “Po, ai po përpiqet të marrë një ‘Republika Srpska’ tjetër. E kanë shkruar dhe e kanë paraqitur si propozim për dialog. Mendoj se është shumë e qartë me shkrim se propozimi serb për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës që do të kishte funksione ekzekutive dhe do të qeverisej në mënyrë të pavarur nga Prishtina”, tha ai.

    Lajmi Paraprak

    Vendet ku dhënia e bakshishit konsiderohet mungesë respekti

    Lajmi i rradhës

    Djersitja e duarve dhe këmbëve, kurat natyrale për eliminimin e këtij sikleti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë