Sfida me sëmundjet, betejë që s’munden ta fitojnë vetë! 13 vjeçarja nga Shkupi dëshiron një shtëpi afër mjekëve

    Kjo është familja gjashtë anëtareshe nga Hasanbegu i Shkupit.

    Motra e madhe Rejhani, para tre vjetëve ka pësuar krizë mentale për shkak se mbi të ka rënduar barra më e madhe e familjes. Është kujdesur për motrën e dytë, Shyretin, e cila vuan nga skizofrenia, dhe për motrën më të vogël, Esrën, e cila që 9 muajshe vuan nga paraliza cerebrale.

    Përveç kujdesit për dy motrat, Rejani ka edhe dy fëmijë, Enisën 13 vjeçe dhe Ylberin 12 vjeç, për të cilët kujdeset e vetme, sepse burri i saj është në burg.

    Tani që edhe Rejanin e kanë lënë forcat, për të gjitha po kujdeset nëna e tyre 64-vjeçare, e cila nuk dëshironte të shfaqet para kamerës. 

    -Kushtet i kam të rënda shumë, për atë edhe jam sëmurë. Motra e dytë është me skizofreni, edhe kjo po ashtu është me ilaçe, tjetra është me paralizë cerebrale. Punët i kemi katastrofë. Kanalizim nuk kemi. Në 3 apo 4 muaj e lajmë motrën për shkak se mbushet jama (gropë septike) dhe e nxjerr ujin. Nana gatuan, unë nuk mundem, as kjo nuk mundet. Nana ka shtypje, diabet, gjithçka, tha Rejhan Arifi.

    -Edhe prap lufton për juve?

    -Lufton, lufton. Tre persona të sëmurë është vështirë, nuk e di si e përballon që të kujdeset për tre të sëmura.

    Shyreti tregon se atëherë kur ndjehet mirë i ndihmon nënës së saj me punët e shtëpisë, por kjo ndodh shumë rrallë.

    -Unë e ndjej siklet në lukth, shoh figura dhe dëgjoj zëra. Kështu jetojmë disi. Natën kur e kap sëmundja, nuk dimë çfarë t’i bëjmë, i japim barëra, por prap e kap, nuk kemi para me dërgu me taksi. Kur jam mirë, punoj diçka, kur s’jam mirë  e ndjej veten keq, theksoi Shyrete Arifi.

    Kjo familje jeton në kushte tepër të rënda. Të ardhurat e vetme që kanë janë ndihma nga shteti, ndihma sociale, përkujdes për person tjetër si dhe ndihmë për lëvizshmëri. Ata kërkojnë nga njerëzit human një kulm mbi kokë më afër mjekëve në lagjen e tyre, institucioneve dhe shkollës.

    “I kisha lut të na largojnë nga këtu, inshallah del ndonjë bamirës. Kemi nevojë për para, fëmijët më kërkojnë ushqim, për në shkollë, por unë nuk kam. Shkollën e kanë larg, mjeku larg, marketet larg. Gjithçka është larg”, tha Rejhan Arifi.

    Edhe pse kur e pyetëm Enisën 13 vjeçe për dëshirën e saj, ajo nuk kërkoi asgjë të vetme për vete, po kërkoi ndihmë nga të gjithë njerëzit human për t’u siguruar një kulm mbi kokë më afër mjekëve dhe ndonjë fletore, gomë apo çantë.

    -Ne duam ta kemi mjekun afër sepse tezja është e sëmurë, nëna, gjyshja e sëmurë, si dhe tezen e paralizuar, që ta kemi afër që më shpejtë t’i dërgojmë te mjeku, tha Enisa Arifi.

    -Më trego përveç banesës, çfarë kërkon diçka për vete?!

    Kam dëshirë t’i kem gjërat për në shkollë! Ndonjë laps, gomë, çantë…

    Për herë të parë kur u sëmur nëna ime, unë shumë jam frikësuar, disi më ka hir diçka në zemër. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët u kanë borxh bankave në RMV 3.9 miliardë euro

    Lajmi i rradhës

    Siljanovska: ai që punësohet me librezë partiake, nuk mund të jetë besnik ndaj kushtetutës së shtetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë