Sfidat e rrezikshme, deputetët e Kosovës kërkojnë mbylljen e Tik-Tok

    Në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, është diskutuar mundësia e mbylljes së platformës TikTok, shkaku i rasteve të fundit të sfidave të rrezikshme.

    Komisionerja, Krenare Sogojeva-Dermaku tha se prioritet e agjencisë është mbrojtja e të dhënave personale.

    “Forcimi i transparencës dhe llogaridhënies dhe zbatimi i programit të transparencës për publikimin pro-aktiv të informatave dhe dokumenteve nga Institucionet Publike dhe shqyrtimin e ankesave, zhvillimi i Programit të transparencës së Institucioneve Publike që siguron të dhënat e hapura dhe publikimi pro aktiv të dokumenteve publike, realizimi i së drejtës për qasje në dokumente publike përmes shqyrtimit të ankesave të pranuara nga subjektet dhe Monitorimin e institucioneve publike në zbatimin e ligjit”, u shpreh Sogojeva-Dermaku.

    Ajo u pyet nga deputetët edhe për mbylljen e rrjetit social Tik-Tok, por shtoi se kjo është politikë qeveritare.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, pyeti kryetaren e AIP-së lidhur me mundësinë që të mbyllen rrjetet sociale, konkretisht TikTok-u.

    Rrezikun nga rrjeti social TikTok e përmendi edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha.

    “Nëse SHBA ndjehet e rrezikuar nga kjo platformë, atëherë ku e ka fuqinë Kosova dhe sa jemi të pajisur nga këto vërshime të këtyre aplikacioneve që konsiderohen të dëmshme dhe a kemi ndonjë kampanjë ndërgjegjësimi për qytetarë për përdorimin e këtyre aplikacioneve”, u shpreh Berisha./kp/

    Lajmi Paraprak

    E vërteta te shqiptarët, si liri për të mos u dëgjuar!

    Lajmi i rradhës

    Britani e Madhe, burgjet plot dhe përtej kapaciteteve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë