Sot edhe dy dorëheqje të tjera në Qytetin e Shkupit

    Sot përmes një shkrimi në Facebook, ushtruesi i detyrës së drejtorit të N.P “Parkingu i Qytetit”, në kuadër të Qytetit të Shkupit, Bojan Hristovski, ka dhënë dorëheqje.

    Ai ka thënë se dorëheqjen e ka dorëzuar për arsye të mungesës së bashkëpunimit dhe transparencës me kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.

    Përveç dorëheqjes së drejtorit të “Parkingu i Qytetit”, në kuadër të Qytetit të Shkupit, Bojan Hristovski, sot dorëheqje nga posti ka dhënë edhe drejtori i  deponisë “Drisla”, Jane Micevski.

    Dorëheqja e këtyre dyve, vjen vetëm një ditë pasi kryetarja e Shkupit Danela Arsovska shkarkoi dy zyrtarë të tjerë, drejtorin e ndërmarrjes publike të Shkupit “Ujësjellësi dhe Kanalizimeve” Zlatko Perinski dhe sekretarin e përgjithshëm të Qytetit të Shkupit, Gjoko Velkovski. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    UNShM kërkon nga institucionet zgjidhjen e problemit për një proces të pandërprerë mësimor

    Lajmi i rradhës

    Presidentja e Hungarisë: Do të bëjmë çmos që Kosova të marrë liberalizimin e vizave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë