Shambevski: Zaev për vija të kuqe ndaj Bullgarisë, mjet për pikë politike

    Deklaratat e kryeministrit Zoran Zaev për vija të kuqe në çështjet që kanë të bëjnë me identitetin maqedonas janë mjet për pikë politike në fushatë zgjedhore. Kështu vlerëson ish ambasadori Oliver Shambevski i cili thotë shton se Zaev tashmë disa herë ka deklaruar një gjë të tillë, por në prapaskenë ka negociuar për çështje të cilat sot nuk i pranon populli maqedonas.

    Është një qëndrim në kuadër të fushatës parazgjedhore dhe nuk ka ndonjë domethënie të rëndësishme. Në disa raste dhe çështje deri tani ka vepruar njëjtë, duke vendosur vija të kuqe dhe ndërkohë bisedonte dhe negocionte çështje të cilat qytetarët maqedonas nuk i pranojnë. Kësaj radhe është pak më ndryshe është pak më rënd të negociohet sepse Kuvendi ka sjell një rezolutë e cila është e detyrueshme për Qeverinë dhe besoj nuk do të kenë hapësirë të dalin nga pozicionet e përcaktuara në të”, tha Oliver Shambevski, ish ambasador.

    A ka Qeveria qasje të ndryshme në raport me Bullgarinë për dallim nga Greqia me të cilën kishte negociuar për marrëveshje. Sipas Shambevskit, marrëveshja e përshpejtuar me Bullgarinë solli probleme të cilat sot nuk po mund t’i zgjidh Qeveria.

    Mendoj se qasja nuk është e ndryshme, por problemi qëndron në atë se me nënshkrimin e marrëveshjes me Bullgarinë praktikisht Qeveria i krijoi problemet me të cilat sot ballafaqohet Maqedonia e Veriut. Mendoj se bëhet fjalë për amaterizëm serioz i Qeverisë dhe Ministrisë së Jashtme”, theksoi Oliver Shambevski, ish ambasador.

    Në fjalimin për 80 vjetorin e Kryengritjes popullore të 11 tetorit Zaev deklaroi se identiteti dhe gjuha u vulosën me anëtarësimin në NATO, ndërsa KAÇKM-ja nuk do të hiqet asnjëherë nga preambula në Kushtetutë.

    U mbushëm me krenari kur në selinë e NATO-s u ngrit flamuri jonë dhe u intonua himni maqedonas. Me këtë veprim, himni, stema dhe flamuri u vulosën përgjithmonë në kodin e identitetit maqedonas”, theksoi Zoran Zaev, kryeministër.

    Ky qëndrim i betonizuar i kryeministri Zaev vjen pak ditë pas takimit me presidentin Bullgar, Rumen Radev në Bërdo të Sllovenisë. Radev para kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Emanuel Makron, deklaroi se përderisa Shkupi nuk e pranon të vërtetat historike në raport me Bullgarinë, ashtu siç bëri me Greqinë, Sofja nuk do të lëvizë nga qëndrimi i fundit./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Benzema-Mbappe, dyshja që po e ngjall imagjinatën e tifozëve të Real Madridit

    Lajmi i rradhës

    Ekspertët gjerman ende pa epilog për tragjedinë në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë