Shaqiri ende premton libra | Lëvizja Besa: Ministër, a jeni të vetëdijshëm për dëmin që i bëni arsimit në RMV

    Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri thotë se gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2022-2023 ka filluar me prani fizike në shkollat e të gjitha komunave, ndërsa premton se do të ketë investime infrastrukturore në 100 shkolla. Sa i përket mungesës së librave, Shaqiri thotë se furnizimi me tekste shkollore do të vazhdojë, përcjell Nistori.

    “Si prioritete kyçe do të theksoj proceset për vazhdimin e investimeve vijuese dhe fillimin e një sërë investimesh të reja infrastrukturore në komunat ku vihen re nevojat më të mëdha për investime dhe në mbi 100 shkolla në të gjitha komunat do të përmirësohet infrastruktura e IT-së dhe do të ndërtohen rampa qasëse. Do të vazhdojë dorëzimi i teksteve të reja shkollore tashmë të miratuara dhe furnizimi i librave të rinj për arsimin fillor dhe të mesëm. Për stafin mësimdhënës, procesi i zhvillimit profesional do të vazhdojë, përmes zbatimit të vazhdueshëm të trajnimeve të parashikuara në planin për vitin 2023, për të përmirësuar njohuritë dhe aftësitë e tyre në fusha të ndryshme”, theksoi Shaqiri.

    Kurse nga opozitarja Lëvizja Besa, sot i kanë bërë thirrje Shaqirit të kryej detyrën ligjore për furnizim të nxënësve me tekste shkollore.

    “Si pasojë, edhe këtë gjysmëvjetor, nxënësit tonë i gjen pa libra shkollor, ndërsa edhe ato pak libra që i kanë, gjysmat janë të dëmtuara. Shkollat tona ngelin pa strategji të qartë për sigurimin e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxenie. Sistemi i funksionimit të arsimit fillor dhe te mesëm vazhdon me një gjendje kaotike dhe me politizim të skajshem. Procesi i zbatimit të kurrikulës vazhdimisht shoqërohet me mungesa, skandale dhe dështime, edhe pse për mbarëvajtjen e procesit kujdesen organet institucionale kompetente të MASh, cilësia e teksteve shkollore mbetet sfidë”, thonë nga Lëvizja Besa.

    Lëvizja i bën thirrje Minstrit të Arsmit dhe Shknecës, Jeton Shaqirit, të kryejë detyrën ligjore për të cilën është emëruar dhe publikisht pyesin: “A jeni të vetëdijshëm për dëmin që i bëni arsimit fillor dhe të mesëm në Republiken e Maqedonise së Veriut?” /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Tetë hotele për pushime të paharrueshme dimërore

    Lajmi i rradhës

    Ballkani është e ardhmja e Europës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë