Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve Kaltrina Zekolli Shaqiri në Daily Click foli edhe për korridorin 8. Zekolli-Shaqiri theksoi se korridori 8 përballet me shumë probleme, por siç shtoi punojnë intensivisht që problemet të zgjidhen, përcjell Nistori.
Për dy muaj do të lëshohet për qarkullim 2 kilometërshi i parë Shkup – Bllacë
Shaqiri bëri të ditur se për dy muaj do të lëshohet për qarkullim dy kilometërshi i parë i rrugës Shkup-Bllacë
Autostrada Kërçovë-Ohër: një pjesë do të lëshohet për qarkullim në pranverën e 2025
“Një pjesë e autostradës Kërçovë-Ohër do të lëshohet për qarkullim në pranverën e vitit 2025”, kështu bëri të ditur zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve.
“Është folur për afate përfundimi i kësaj rruge është deri në vitin 2026, ndërsa një pjesë e kësaj rruge do të lëshohet në pranverë të vitit 2025. Mjetet financiare mbeten të njëjta”, tha Kaltrina Zekolli-Shaqiri – zëvendësministre e Transportit dhe Lidhjeve.
Zekolli-Shaqiri: leja për kampusin e UNT-së është çështje muajsh
Shaqiri nga koalicioni VLEN, foli edhe për kampusin e Univestitetit “Nënë Tereza”. Ajo tha se leja për këtë është çështje muajsh.
“Shumë shpejt leja e ndërtimit, është çështje shumë e shkurt kohore, nuk po flasim për vite. Edhe dje zëvendëskryeministri i parë Mexhiti paralajmëroi se janë ndarë 35 milionë euro nga Qeveria për ndërtimin e kampusit të UNT-së. Shkupi e ka merituar një kampus të denjë. Ndërtimi i kampusit do të jetë ideal, shumë modern, të cilën do të kemi salla sportive, pishina dhe laboratore të ndryshme që janë të nevojshme”, tha zëvendësministrja e Transportit Kaltrina Zekolli-Shaqiri. /Nistori/