Shaqiri vazhdon të arsyetohet për mungesën e teksteve shkollore

    Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha se shpërndarja e librave në shkolla po zhvillohet gradualisht, posaçërisht për nxënësit e klasës së gjashtë që këtë vit u përfshinë në konceptin e ri mësimor.

    Sipas tij, vonesa u bë për shkak se autorët kërkuan korrigjimin e një libri në momentin që ai duhej të shpërndahej nër shkolla. Për këtë arsye, Shaqiri tha se ka apeluar Byronë e Arsimit që për vitin e ardhshëm shkollor programet mësimore për klasën e shtatë të dorëzohen deri në fund të nëntorit të këtij viti.

    “Pavarësisht vonesës së programeve për klasën e gjashtë kanë mbërritur librat për klasën e gjashtë. Kishim situata të caktuara ku për libra të caktuar duhej të punohej shumë në aspektin teknik dhe grafik. Gjithashtu, për një libër që veç më ishte drejt shpërndarjes autorët kërkuan që një pjesë e tij të korrigjohet, këto ishin problemet teknike në këtë proces. Për vitin e ardhshëm shkollor, nga Byroja për zhvillimin e arsimit kërkoj që më së voni deri nga fundi I muajit nëntor të dorëzohen programet për klasën e shtatë që të njëjtat të mbërrijnë në kohë sikurse ato të klasës së tretë”, deklaroi Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

    Lajmi Paraprak

    Shqipëri, 23 mijë pensionistë më shumë se një vit më parë

    Lajmi i rradhës

    MERKO MUND TË SHPËTOJË, SI RRJEDHOJË E NDRYSHIMEVE NË KP

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë